• |
ide | kryesore

Skema e trajnerit Reja, komentojnë Mavraj dhe Hysaj

Sport



Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj dhe mbrojtësi Elseid Hysja kanë folur për fitoren 2-0 ndaj Moldavisë dhe skemën e përdorur nga trajneri Edy Reja.

Mavraj:Ishte hera e parë që mungova kaq shumë, isha i dëshpëruar nga kartoni në ndeshjen e fundit. Kemi luajtur mirë edhe me Islandën. Si kapiten, mërzitesh duke parë shokët që humbasin, por rikthehemi me këtë fitore. Kjo nuk do të thotë asgjë, mbajmë me distancë Moldavinë dhe Andorrën, por të paktën meritonim diçka në Islandë. Fitorja sot ishte e merituar. Skema? Çdo skemë i ka anët e veta pozitive dhe negative. Jemi në këtë skemë, dhe duhet ta pranojmë. Duhet të stërvitemi dhe të mësohemi, një lloj procesi sa t’i kapim, dhe të automatizohemi. Në Islandë ka qenë sistemi i duhur, edhe tani me Turqinë. Na duhet edhe pak kohë.

Hysaj: “Jam duke ja marrë dorë 3-5-2. Jam shumë i lumtur për lojën që po bëjmë dhe për fitoren. Kur është Mergimë është e drejtë ta ketë ai shiritn, kur të më vijë radha mua, do e mbajë unë. Po punojmë për sulmin. Duhet të mundohem të sulmoj. Shpresoj që të arrij të shënoj një gol me Kombëtaren. Shpresoj të jap gjithmonë 100% për Kombëtaren. Rasti i shënimit? Mendova se isha offside. Duhet të mësohem akoma me rolin që të jem afër portës. Po e ndjej shumë, që do vijë momenti i golit. Duhet të punoj vetë që të arrij pjesën e golit”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *