• |
ide | kryesore

“Toyota Yaris”, Prokuroria belge kërkon dëshminë e Lulzim Bashës

Lajme, Të fundit

Prokuroria belge ka kërkuar të marrë dëshminë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbi denoncimin e bërë prej tij lidhur me rastin e njohur si “Toyota Yaris”. Sipas raportimit të televizionit informativ “News 24”, pala belge i ka dërguar një letërporosi Prokurorisë shqiptare që të marrë në pyetje Bashën për burimin dhe llojin e informacionit që dispononte për sasinë prej 3,4 milionë eurosh.

Pas kësaj kërkese, Krimet e Rënda kanë caktuar një seancë pyetjesh për kryedemokratin. Në retrospektivë kujtojmë se aksioni për bllokimin e sasive të eurove, të fshehura në një automjet pa targa të tipit “Toyota Yaris”, u finalizua më datë 24 qershor të vitit të kaluar. Mjeti që ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar, ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimit për të zbuluar dërguesin dhe porositësin e mallit. Për këtë rast ka patur shkëmbim replikash të forta politike mes Bashës, i cila ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, si të përfshirë në ngjarje. “Zgërdhihuni! Ai që zgërdhihet aty ishte edhe para tre ditësh në Gjermani. Të kanë zbuluar ‘Toyota Yaris’ o zgërdhitës me 1,5 milionë euro të drogës brenda, vazhdo qesh zgërdhitës. Shkonte në Gjermani ju thoshte ne s’kemi probleme, s’kemi drogë, korrupsioni po luftohet”,- iu drejtua Basha Ballës gjatë fjalës së tij në Parlament në vitin 2018.

Më pas, deputeti socialist i mohoi akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë. Përballja gjyqësore mes tyre vijon ende.

 

5 Comments

  1. Prandaj ka tre dite qe ka humbur luluja se e duan belget per tojoten e droges,kujdes lulu se nuk ke hajdarmatan atje,atje te qine ne kembe o lulu

  2. ahahah..

    ee keshtu eshte kur del e ben akuza prej supermani , sikur i di te gjitha.

    Tani , pa jep shpjegime perse i bere ato akuza dhe kush jane burimet mbi te cilat u bazove .

    Bravo belgeve. Ta shtrydhin pak kete lulushen ne prokurori, dhe ne qofte se nuk ka burim informacioni ta denojne per shpifje.

  3. Ai foli si paloqia. Si politikan, me ato qe degjoi neper gazeta. Ai nuk ka faj. Lereni bashen mos u merni me te ai eshte lev ne doren e plakut te poshter. Bashe vazhdo ti pa merak, nuk ti mer njeri per baz ato qe thua dhe ben.

  4. Po ne kete rast do filloje ppp marku procedim penal “per nxjerrje te sekretit hetimir”???? Apo vari lesht se leterporosite per raste hetimore jane si letrat e kryeministrit…

  5. Ju lumte fugshpumsave

    Basha ka marre nje kerkese per te deshmuar per eurot e Toyota aka Taulantit

    Cili esshte problemi pse po deshmon Basha apo pse do e haje taulant balla????

    Asgje per tu cuditur pervec rilindasve qe lexojne skriptet e fugshqymit

    Per popullin e lashte shqiptar i kujtojme qe u kap toyta yaris me 3 milione euro e kryetarit te grupit parlamentar te PS z. Tualet Balla.

    Sot euro kapi vleren 121.9 sipas Bankes se Shqiperise. dmth euro ka plot , toyta yaris hyjne perdite plot, por per ju varfanjake shqiptar ka vetem vuajtje, anes euros i pakamur, anes dije i panxene, anes sofres i pangrene, anes shtetit i burgosur anes gjykates i denuar, anes policise i arrestuar, etj etj

    Rilindje!!!

    shkoni merni sufllaqen nga fugshpuari pabuksa legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu