• |
ide | kryesore

Video / Shqipëria fituese: Cikalleshi e Ramadani vendosin 2-0 ndaj Moldavisë

Sport



Më në fund fitore. E para brenda fushes.në eleminatoret për Euro 2020, e para për Edy Reja, e para për Odise Roshi pas rikthimit dhe menjehere vendimtar. Shqipëria mposht 2-0 Moldavinë, duke shkuar në 6 pikë pas katër ndeshjeve të para. Përtej rezultatit vlera e madhe e ndeshjes në Elbasan Arena ishte performanca e një niveli të lartë të skuadrës me një 3-5-2 të ridizenjuar nga italiani.
Në fakt funksionoi gjithçka me përjashtim të golit, që të paktën për pjesën e parë u duk i mallkuar, me Sadikun e Uzunin që provuan tre herë pa gjetur rrjetën. Nuk pësuam pothuaj asgjë prapa dhe kjo është e rëndësishme, sidomos për rikthimin e kapitenit Mërgim Mavraj. Mesfusha nuk lë më hapësira dhe ruan ekuilibrat me Memushaj që alternohet me Kaçen, duke i lënë Abrashit depërtimet. Sulmi prodhoi, kombinoi dhe krijoi, por u desh rikthimi i Roshit, që mori duartrokitjet e publikut kur zëvendësoi Lenjanin në pjesën e dytë, duke luajtur për kuqezinjtë pas gati 1 viti, ose më saktë nga 21 gushti I kaluar. Mesfushori u preferua në të majtë, në krahun jo në kompetencë të tij, duke treguar se në hierarkitë e Reja Hysaj është I blinduar në të djathtë. Fieraku megjithatë pati nevojë për pak minuta për të lënë gjurmë, në stilin e tij, me inkursionin që solli golin e Cikalleshit. Mungonte që në 29 mars 2016 kundër Luksemburgut goli i sulmuesit, që mund të quhet i rikthyer. Në fund, në të 91 shënon edhe Ramadani, sa për ta bërë më të bukur këtë fitore.
6 pikë dhe vendosja e kuqezinjve pas shpinës së Francës, Turqisë e Islandës të gjithë me 9 pikë, ishte ajo që Reja priste në mbrëmjen e nxehtë, në të gjitha kuptimet, në Elbasan Arena.

 

 



2 Comments

  1. Roshi eshte ndoshta lojtari me i rendesishem i kombetares dhe me i pavleresuari. Ai eshte i vetmi lojtar yni qe deperton me shpejtesi nga mesfusha ne sul drejt portes kundershater, duke pasur aftesine te shmage nje per nje (mbase i vetmi ne kombetare) , dhe pastaj te jape krose te sakta e vendimtare qe rezultojne ne gola. Vete fakti se kombetarja pa te (kujtoni ndeshjen ne fitoren e miqesores me Turqine sa vendimtar ishte) ka pasue resultate katastrofike. Vete fakti sot se me hyrjen e tij ne fushe solli golin, e verteton kete.

  2. E vetmja gje me vlere ishte ajo banderola ” Rama ik”.
    Pa ikur Rama nuk ka as komb, as kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *