• |
ide | kryesore

“Wall Street Journal”: Vëllai i Kim Jong Un ka qenë informator i CIA-s

Planet



Kim Jong Nam, vëllai i Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili u vra në mënyrë të mistershme në Malajzi në vitin 2017, ka qenë një informator për Agjencinë Qendrore të Zbulimit të SHBA-ve. Kështu raporton e përditshmja prestigjioze amerikane, “Wall Street Journal”, që në artikullin referues përmend një “person të panjohur” që si burim konfidencial dha shumë detaje të marrëdhënieve të Kim Jong Nam me CIA-n.

“Disa ish-zyrtarë amerikanë thanë se vëllai i Jong Un, i cili kishte jetuar jashtë Koresë së Veriut për shumë vite dhe nuk kishte bazë të njohur të fuqisë në Phenian, nuk ka gjasa të jetë në gjendje të japë detaje për punën e brendshme të vendit sekret”, citon gazeta. Roli i Kim Jong Nam si një informator i CIA-s është përmendur në një libër të publikuar së fundmi rreth Kim Jong Un-it, i titulluar “Pasardhësi i Madh”, nga gazetarja e “Washington Post”, Anna Fifield. Në libër shkruhet se pamjet e kamerave të sigurisë nga udhëtimi i fundit në Malajzi, tregonin Kim Jong Nam-in në një ashensor hoteli me një burrë me pamje aziatike, i cili raportohej të ishte një agjent i zbulimit të SHBA-ve. Ai tha se mbante në çantë $ 120,000, para të thata, sasi që mendohet të ketë qenë pagesa për aktivitetet e lidhura me inteligjencën, ose të ardhurat nga bizneset e tij të kazinove.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-ve kanë thënë se autoritetet e Koresë së Veriut kishin urdhëruar vrasjen e Kim Jong Nam, i cili kishte kritikuar sundimin dinastik të familjes së tij. Por, nga ana tjetër, Pyongyang ka mohuar akuzat. Dy gra u akuzuan për helmim të Kim Jong Nam-it duke e njollosur fytyrën e tij me një lëng VX, një armë kimike të ndaluar, në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt 2017.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *