• |
ide | kryesore

2 makina përplasen kokë më kokë në Krujë, 2 të plagosur rëndë

Lajme, Të fundit

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Krujë mëngjesin e sotëm.

Raportohet se aksidenti ndodhi në qendër të Krujës, ku dy makina tip “Benz”, një me targa AA 828 UF dhe tjetri me targë AA 772 VD  janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për shkak të përplasjes së fortë, janë plagosur shtetasit Sabah Tupi dhe Urim Dauti. Tupi është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka marrë plagë më të rënda, ndërsa shoferi tjetër po merr mjekim në Spitalin e Krujës.

Dyshohet se një prej mjeteve ka qenë me shpejtësi të madh, por policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu