• |
ide | kryesore

20-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Albright: Ndihem si në shtëpinë time

Lajme, Planet



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim të veçantë ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright-in. Kryeparlamentari i ka shprehur ish-zyrtares së lartë amerikane falenderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.

Gjate bashkëbisedimit, Veseli ka vlerësuar më tej mbështetjen e SHBA-ve në arritjen e pavarësisë së Kosovës, duke veçuar rolin e luajtur në këtë drejtim nga ish-presidenti Bill Clinton, ish-Sekretarja Albright dhe ish-gjenerali Clark. “Faleminderit shumë për pritjen Z.Kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, është shpreh Albright.

Albright, ka mbërritur pasditen e djeshme në Prishtinë me rastin e festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Organizata e Atlantikut të Veriut (NATO) mbi ish-Republikën Federale të Jugosllavisë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *