• |
ide | kryesore

20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Albright rrëfen: Clinton më telefonoi natën, folëm për vendimin…

Lajme, Planet



Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright, në ligjëratën e mbajtur sot gjatë ceremonisë së organizuar në Prishtinë, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrjes së Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO) në Kosovë, është kthyer në retrospektivë duke dhënë zbuluar bisedën telefonike që pati bërë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton, për t’u konsultuar lidhur me vendimin që synonte t’i jepte fund luftës.

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë. Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi natën dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po bëjmë gjënë e duhur, i thashe po z.kryetar ne po bëjmë gjënë e duhur…”- është shprehur Albright.

Albright rrëfeu edhe premtimin që ua kishte bërë para 20 vjetësh refugjatëve nga Kosova, të cilët kishin marrë arratinë nga shtëpitë e tyre për t’u vendosur në Maqedoni.

“Në ditët që pasuan të fushatës sonë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet kur po ecja nëpër tokën me pluhur, me 20 mijë të dëbuar, të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një pankartë: ‘E dua Amerikën’, dhe në fund thoshte se dëshiroj të kthehem në Kosovë. Unë ndalova dhe fola më nënën e tij e cila më tha që gjyshi i atij djaloshi kishte vdekur derisa po ikte nga Kosova dhe se ishte gjyshja e tij që po qëndronte ende në Prishtinë. Unë u ftova në një tendë ku një grup i grave folën për interesin e tyre për tu kthyer, dhe ju thash keni durim por gjithashtu ju thash se kur të ktheheni atje do të jenë ushtarët e NATO-s për të ju ndihmuar që të zhvilloni një jetë normale. Duke ju falënderuar grave dhe burrave të NATO-s ne e përmbushëm këtë premtim”, deklaroi Albright.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *