• |
ide | kryesore

“2020? Po nuk më përzunë, nuk iki”: Guardiola i shpreh dashurinë City

Sport



Asnjë lamtumirë City në 2020, asnjë lloj dëshire për të ndryshuar. Pep Guardiola, duke u zbavitur në një turne golfi për bamirësi (Costa Brava Legends Trophy), mohon fjalët që vazhdojnë të qarkullojnë për të, për një divorc në përfundim të kontratës me Citizens: “Nuk do të marr vit pushimi, lajmet që dalin, dublohen , por nuk verifikohen. Kam dy vjet kontratë e, nëse nuk më përzënë, do të qendroj”.

Deklaratat e spanjollit, të sjella nga Mundo Deportivo, i referohen edhe sezonit të fundit të drejtimin e City: “Të fitosh Premier nuk është e lehtë, ka shumë klube të tjerë të mëdhenj. E të fitosh kampionatin, përvec titujve të tjerë anglezë, mendoj se është më e rëndësishme. Eshtë më zbavitëse se Champions sepse zgjat më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *