• |
ide | kryesore

A po shkon martesa e Miley Cyrus drejt divorcit?

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus, i është përgjigjur së fundmi thashethemeve se martesa e saj me Liam Hemsworth ka marrë fund duke festuar përvjetorin e 10-të së bashku.

Pavarësisht këtyre spekulimeve, ajo festoi 10-vjetrin e lidhjes me 29-vjeçarin duke publikuar një “screenshot” nga një artikull që shkruante se çifti po shkonte drejt ndarjes.

Ndërsa krah fotos ajo shkroi: “Gëzuar 10-vjetorin dashuria ime”, duke hedhur poshtë kështu të gjithë zërat që kanë qarkulluar në rrjet.

Çifti u njoh në vitin 2009 kur luanin së bashku në filmin “The Last Song”. Rolet në atë film shërbyen si fillimi i një romance të vërtetë. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në dhjetor të vitit që lamë pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *