• |
ide | kryesore

Aksioni në Elbasan/ Bllokohen drogë, makina e telefona, 4 në pranga e 3 në kërkim

Lajme, Të fundit



Një aksion antidrogë në Elbasan vuri katër katër persona në pranga, ndërsa tre të tjerë  janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, në aksionin e koduar “Palestra” janë bllokuar 11 kg kanabis, dy makina dhe tre telefona. Sasia e konfiskuar e drogës dyshohet se do të shpërndahej në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

” Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit. Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA” Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.”-njofton policia.



1 Comment

  1. Bravo Rama . Nga njera ane realizon planin e droges dhe nga ana tjeter kemi planin e arrestimeve nga policia qe duam. Ti shkaterrove jeten e nenave dhe baballareve te ketyre te rinjve qe i le pa pune vetem te realizojne qellimet e tua. Zooti te vrafte o i pa udhe o koke gjyle qe te ben te vjellesh kur del e mashtron neper ekrane. Ptuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *