• |
ide | kryesore

Ambasada e Holandës në Tiranë: Pse parlamenti ynë i tha “JO” Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Ambasada e Holandës në Tiranë ka reaguar në lidhje me mocionin e votuar në parlament ku i thuhej “JO” hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së për këtë qershor.

Në një reagim, zyrtar, Ambasada e Holandës në Tiranë ka vënë në dukje pikërisht mungesën e hapave të ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se parlamenti i kërkoi qeverisë që të refuzojë hapjen e negociatave.

REAGIMI:

– Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat bazike janë të qëndrueshme.

– Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Procesi i vettingut është një proces vërtet i shquar, unik për rajonin.

– Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në vazhdën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

– Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.



9 Comments

  1. Shpifjeeeee

    Ambasade te pakten me ambasador.

    Skan faj, u jan mbush burgjet plot me cunat e frrokut ndokes qifes rrems prenges bushit roshit doshit suel celes capjave edmond begajve bajrave etj se kta skan te marume aq shume jane

    Se harrum kemi arta artisten dhe ekipin e saj prestigjoz plot me bastarde dhe vyrtyte qe do i fus mren jo vetem kta por dhe nicen me soj e sorollop etj .

    E vetmja qe ka hy mren ka qen nusja e gjushit ne bagazh te makines.

    1. Popull shqiptar, trim dhe liridashes, cfare pret nga kombi bastard lgdb hollandez? Keto funderina gjejne shesh e bejne pershesh me ne, duke na trajtuar si kavie laboratori, per eksperimente socialo-ekonomike. Kur do te dale nje burre qe t’i thote jo vasalitetit dhe pergjunjes mdaj cdo te huaji kushdo qofte ai? Pse valle jemi udhequr ne shekuj nga pseudoelita qe si motto kane frazen e ndyre “Shqiperi te kam dhjere…..”.

  2. Popullit i ngel me ja fut Junkerin ne bytge Edi Rames! Do shohim shume bythqira neser qe do lejne anijen, por Denar Biba ka tentuar grusht shteti…. Burgu i pret

  3. Normale, që ambasada hollandeze në prononcimin e saj vlerësoi pikërisht atë pjesë që rrëzon më poshtë. E thënë me fjalë të tjera hollandezët, por jo vetëm ata, nuk besojnë se një reformë të tillë në sistemin gjyqësor do përfundohet me sukses nga një qeveri e zhytur në koorrupsion dhe krim. Pikërisht kësaj i vihet theksi në deklaratë, kur thuhet se duhen rreforma të qëndrueshme dhe te pakthyeshme, dmth “dyshojmë se me këtë pseudoreformë synohet kapja e gjyqësorit nga krimi me pushtet ekzekutiv, prandaj nuk dhamë dritë jeshile”.

  4. Trenin për në BE e kemi humbur me kohë, megjithëse dikur ka pasur shanse reale nëse do kish unifikim në qëndrimin e aktorve të brendshëm për ti shtyrë reformat para . Normale, kanë menduar vetëm për pushtet e mbushje xhepash, integrimi do njërëz të aftë e të përkushtuar.

  5. Holanda eshte shteti qe e merr seriozisht Europen. I vetmi shtet qe e ka te sanksionuar ne kushtetute, qe e drejta europiane ka perparesi mbi ate vendase. E ka te pamundur te tallet me standartet, sic ben komisioni i lobisteve dhe pazarxhinjve, qe perzuri dhe Angline nga Europa dhe ja ka sjelle shume shteteve te tjera ne maje te hundes.

  6. Dhe te mendosh qe vetem pak jave me pare ne parlamentin e holandes ishte Rudina e Hajdareve, Gramozi dhe vete i pakorruptuari, parimori … Balla pikerisht per ta bindur kete Parlament se qeveria dhe parlamenti i Gjuzit kane bere reforma serioze ….Fatkeqesisht per ne , parlamentaret e Holandes nuk e kane “nivelin ” e ketyre udheheqesve tane te doktoruar me plagjiature, apo ” formimin ” e Gjuzit e te Rudines …, do e kete fajin Luli per jete se Maqedonise ja aprovuan, nuk e kane frike zgjerimin , por

  7. Problemi është se këta një gjë thonë sot e një tjetër nesër. Cilat janë këto reforma që duhen ndërmarrë, që dhe në ta vlerësojmë qeverinë e ti kërkojmë ti përmbushë. Të flasësh në përgjithësi nuk është serioze. Se po ashtu me llafe rruge thuhet që jeni të shqetësuar për rënien e fitimeve të turizmit të kanabisit për shkak të vërshimit të kanabisit shqiptar. Do merremi me llafe të përgjithëshme rrugë apo me probleme konkrete dhe mirë të përkufizuara? Pastaj edhe sikur të ishte siç thoni, normalisht hapja e negociatave(bisedimeve) duhet të ishte bërë pa patur asnjë kusht sepse vetë negociatat të çfardo niveli zakonisht bëhen pa kushte paraprake dhe e dyta negociatat i kanë hapur shtete si Turqia apo dhe Serbia disa vite më parë dhe këtyre të fundit i vutë kusht dorëzimin e Karaxhiç dhe Mlladiç e jo luftën kundër korrupsionit apo dënimin e kriminelëve të luftës. Prandaj i dashur komb mullinjësh ere, biçikletash, ushtarësh frikacak e ëmbëlsirash me kanabis…..përpiquni të jeni më seriozë e mos ndërroni mendje sipas anës nga ju fryn era.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *