• |
ide | kryesore

Opozita po shushatet pas një date

1, Arkiva, Ide



Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit.

Menjëherë sapo u njoh me të, Lulzim Basha thërriti fitore dhe u dha urdhër protestuesve të fusnin nëpër xhepa molotovët që kishin përgatitur për ditën e qametit.

Vartësit e tij po dalin në publik për të mbrojtur kushtutshmërinë e dekretit presidencial dhe pikat ku ai mbështetet në ligjin themeltar të shtetit.

Lexo më tej:

Analiza/ Pse Meta firmosi live në TV anullimin e zgjedhjeve. 5 argumentat kryesorë

Në fakt, e gjithë kjo rokopujë disa ditore, opozitës duhet ti vlente vetëm për një gjë. Për të treguar se Edi Rama është i vendosur më shumë se kurrë të shkojë drejt një shteti monist, më i yshtur se para zbulimeve të BILD, për të zhvilluar edhe në Shqipëri votime si ato që ka organizuar prej një dekade në partinë e tij: pa konkurencë dhe pa garë.

Pra, fabula e anullimit të 30 qershorit, për pakicën e dalë nga kuvendi, nuk ka pse të ketë rëndësi, as si mjet për kompromis, as si një mundësi për të dialoguar me Edi Ramën.

Kush është nisur për të shembur një sistem oligarkiko-kriminalo-kleptokratik, nuk e ka luksin të grindet për një datë.

Kush ka vendosur të marshojë drejt një beteje të madhe, nuk ka kohë të ndalojë në stacionet e saj periferike.

Kjo lloj sjellje, që po e shikojmë të theksuar këto ditë, po lë në sytë e publikut një imazh zhgënjyes: sikur lufta e PD dhe LSI, nuk po bëhet për zhdukjen e ramokracisë, po për të fitur disa muaj drejt një pakti të ri me kryeministrin.

Një shikimi i vëmndshëm i arsyetimit që kreu i shtetit i bëri zhdekretimit të datës së zgjedhjeve, tregon qartë se ajo është një ftesë për kompromis, një thirrje që Basha të heqë dorë nga slogani i tij radikal për të mos u ulur me Ramën, nëse ky nuk jep më parë dorëheqjen.

Le të imagjinojmë për një çast sikur Edi Rama të ishte një njeri i aftë për të vënë në punë arsyen dhe i pa kapluar nga frika e skandaleve që e mbajnë peng. Le të supozojmë gjithashtu se si i tillë, ai do të tërhiqej nga zgedhjet moniste dhe do ta braktise këmbënguljen për 30 qershorin.

Çdo të bënte opozita pas saj?

A do kënaqej me shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë, përtej së cilës Meta nuk mund të shkojë? A do pranonte të futej në garën e pakuptimtë lokale, kur ka braktisur parlamentin si arenë të politikës kombëtare?

Këto pyetje e kanë edhe përgjigjen brenda. Opozitës pak duhet ti interesojë nëse zgjedhjet mbahen në qershor apo në shtator. Nëse e ka me të vërtetë betejën që ka shpallur, nëse synon shembjen e regjimit dhe jo flirtimin me të, ajo duhet të urojë që Rama të shkojë i vetëm në votimet që do i dhurojnë 61 bashki. Ajo duhet të lutet madje që ai ta shkarkojë edhe Metën. Ajo duhet të punojë që karikatura e monizmit të jetë një vepër e përmbyllur.

Vetëm në këtë mënyrë, ajo mund të shmangë, atë që Edi Rama e quan një lojë shahu dhe që në marveshjen e 18 majit, dy vite më pare, ajo e mbylli me remi.
Produkti i saj dihet dhe tashmë kjo është një betejë tjetër. Që ditën që shpalli daljen nga sistemi për të shembur atë që e etiketon si rregjim, opozita e ka të qartë se ka nisur një sfidë, në fund të së cilës dikush duhet të “vritet”.

Kjo rrugë e re, më pak se për gjithçka ka nevojë për zdërhalljen pas gjërave të vogla, të vetmen gjë që ajo e përjashton është përhumbja pas detajeve.

Një i tillë është, në këtë kuptim, edhe dekreti i presidentit, mbrojtja me vetmohim e të cilit po krijon në publik iluzionin se se ata që nisën “rrevolucionin” tani kërkojnë kompromis.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Nuk duhet te habiteni aspak qe Rama vazhdon te mos e rruaje “trongllin” per opinionet e kundershtareve te tij politike dhe sherbetoreve te tyre mediatike. Levizja me e zgjuar e Rames eshte qe ka mbeshtetur pa rezerva Spak dhe Bkh qe jane investim i Amerikonve dhe Gjermonve.

  2. Shume dakord me ty Bushat! Une per vete nuk e kam humbur shpresen qe opozita do t’i kthehet asaj qe eshte normale ne kete situate, pra rruges se rruges.
    Per mendimin tim opozita duhet te shfaqe qendrese me protesta, edhe gjate muajve te veres, qofte edhe me 10 veta. Perndryshe, llokumi i metes do i ngece ne fyt.
    I vetmi opsion qe nuk eshte shteruar plotesisht kunder rames, eshte ai popullor.

  3. Gjet ustai ustane.Saliu me ulerima ,vrasje dhe kercenime mbante pushtetin.Meta ,jo tani por kur ishte ne opozite me FRESHI-in ishte ne akordance te plote me Saliun(edhe biletat e avionit ja paguante Gazidede)me vone dihet qe Saliu ja dha “lirine” nga gjykata me rezultatin e papare 3:0(Braho ishte avokati i Metes dhe na cante sumen qe “sovrani foli” dmth. qe hajduti u pastrua dhe nuk vjedh me).Natyrisht “gjaku nuk behet uje” dhe Likja e perdrodhi perseri,por Ustai gjeti Ustane dhe nuk me gjykate qe e mbron,ndoshta gruaja e nates ja nderron mendjen presidenit te dites.Nga rremuja qe thote Bushati vetem hajdutet fitojne,nqs nuk ka burg,.Por plumbi vret edhe kot sic e ka vertetuar dhe Saliu dhe pastaj mbahen fjalime me flamurin kombetar.Le ta provojne se Gruaja e Likes sapo u kthye nga Ushingtoni dhe atje i treguan burgun qe i pret.,prandaj ky Met pa atdhe u hodh ne sulm.Bushat edhe ti do pendohesh ose e ben me qellim per te deskridituar Shkullakun.

  4. Opozita nuk shushatet por pershtatet .Nje gjume eshte me i mire se nje ulerime.Me kercenime ke fitime ,qofte fitimi sa nje qime.

  5. E hodhet Ramen mo? Rama iku apo nuk iku? E krijuat Republiken e re? U bene zgjedhjet apo nuk u bene? Do behen zgjedhjet me 30 Qershor apo nuk do behen? Akoma çuni mamase po ju drejton, Lul qurraveci – sic e kemi njohe ne femijeri? Apo Bushati, pergjithmone i deshperuar, nuk po ju del profet i mire? Ikni ne shtepi debila rrace se ju ka kalu koha, s’ju njeh askush, s’frymezoni askend, s’keni asnje shprese, jeni te vdekur te pavarrosur me nje detyre te vetme, te mbani ne per krahesh dy kufoma politike, Ilir Meten me gruan e tij, Monika (botoks) Kryemadhi dhe Sali Berishen me gruan e tij Lulzim (gay por nuk e Bashen. Debila te gjithe jeni ju te PDse. Njeri me debil se tjetri. Nuk ju duan ne Jug, nuk ju duan ne Veri, nuk ju do asnjeri, as Shqiptare as Itali.

    1. P ju te veteshpallurit progresiste te majte cfare jeni valle? Po perpiqem ta them shume thjesht: Jeni nje turme delesh te tredhura qe jua ben partia shurren ne koke, pastaj ju thote qe ishte shi. Ju duket vetja me te zgjuar por ne thelb jeni thjesht te depersonalizuar

  6. Bën mirë Bushati që i kujton opozitës se problemet që ka sjellë qeverisja e mbrapshtë e Ramës, nuk zgjidhen me ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale.
    Por edhe këmbëngulja e Bushatit për ti shkuar së keqes së Ramës deri në fund, që të bëhet i pashmangshëm rrëzimi i tij me dhunë, sikur ngre disa pikpyetje të dyshimta.
    Edhe mund të komentohet lëvizja e Metës, si një ndihmë që i erdhi Ramës për të dalë nga marrëzia e këmbënguljes së votimeve formale të 30 qershorit. Por megjithate nuk mund të dilet në konkluzionin se meqë opozita po pret se çfarë qëndrimi do të mbajë Rama sot me marrëzinë e shkarkimit të presidentit, paska braktisur misionin e saj.
    Vërej se ky lloj vlerësimi i Bushatit, i ka shtuar komentet e kaçiatorëve militantë komunistë, duke u bërë me agresorë, pasi Bushati hedh idenë se opozita “deshtoi”.
    Një gjë është e kjartë.
    Parlamenti nuk mund ta shkarkojë Metën më së paku për nja 3 a 4 muaj sa të krijohet Gjykata Kushtetuese dhe këtë e kanë kuptuar tashmë rilindasit e krimit.
    Ama nëse ata, edhe duke qenë presidenti në detyrë e të mos respektojnë dekretin e tij, do ta shtojnë belanë e vetes e konfrontimi tash do të jetë më i madh e i pa evitueshëm.
    E vetmja zgjidhje, që mund të vinte nga ndërkombëtarët, është zbehur pasi dihet se edhe në shtetet me demokraci të konsoliduar ka tani probleme të shumta të luftës politike.

  7. O Bushat po ti vertet beson te revolucioni?Po pse ka bythe Basha per revolucion?Basha eshte nje pederast qe thjeshte eshte hedhur ne loje nga Berisha per interes te familjes dhe per sabotimin e reformes ne drejtesi,megjithate nje pyetje kam per ty Bushat dhe per Shullakun,i cili ne emisionin”Opinion”u shpreh qe per liri dhe demokraci duhet te kete dhe viktima:”A je gati ti Bushat apo Shullaku te sakrifikoni ju te paret jeten tuaj dhe te femijeve tuaj per te ardhur ne pushtet Basha me Monen”???ne rast se po dilni publikisht para kryeministrise dhe vrituni ju te paret bashke me Zenin e dashnoren e Zenit,Malvinen dhe pastaj po ju ndjekim edhe ne te tjeret,ne rast se jo atehere mos hani m…t kot duke nxitur lufte e vellavrasje per interesin e xhepit tuaj…

    1. Ja o
      Bushat cili është rezultati që atakon ti opozitën.
      Të tillë fundrina si ky që komenton këtu mariin zemër prej teje që me fjalor rrugeçrish të sulmojnë liderin e opozitës .
      Ke folur para koha pra në paragjykimin që ke për Bashën. siç ke bërë shpesh.
      Situata tash pas komedisë së sotshme në Kuvend me “rezolutën” i kaloi parashikimet e tragjikomedisë e ka kaluar në një tragjedië
      Të gjitha shpresat se do të jenë “socialistët e vërtetë” deputetë që do ti bëheshin Ramës barikadë në marrëzinë e tij, rezultuan një iluzion,
      Rama duke pasur pushtetin e pakufizuar edhe të parave, vuri në rrjesht jo vetëm 74 deputetët e PS, por edhe “opozitarët” e emruar prej tij.
      Bëju pak më modest e mos kujto se Basha nuk e di që Rama nuk do tja dijë për dekrete presidenti apo data zgjedhjesh. Më shumë se cilido politikan e analist, është tani Basha që i ka njohur djallëzitë e amoralitetin e Ramës e kjo është arsyeja që ai këmbëngul në kërkesën për dorheqjen e Ramës.

  8. Bravo Bushat edhe njehere. Duhet revolucion, demokracia nuk dhurohet. Ky i paemri i ores 11:21 paska frike se e vritkan. Po te ngrihet nje popull i tere kunder padrejtesive, s´ka qeveri dhe polici qe i del perpara. Po kam frike se ne Shqiperi eshte mpire me shume se c´duhet nervi i rebelimit…

  9. zoti bushati ti po sillesh si pordha ne tlinda te rames qe ta shan opoziten,basha e tha qart me ramen nuk bisedoj.por ti po i lepin bythen rames tash me dit e nat ,derisa kete e beje vetem naten koh me par e diten gjoja e shaje.

  10. Ari ,ha ngjalen perpara pastaj ha edhe hunin e gamorit .Shko mor thi i eger se nuk kupto dot nga pulitika edhe analiza qi bojn analistat ti.

  11. Ketu po luhet nje loje e madhe nga te gjithe palet e politikes dhe kokat e politikanes . Motivi ? Si tja fusim popullit dhe vete te dalin te palagur . Asnje nga keta nuk do ndryshim , asnje nuk e rruan per ty o popull , keta po bertasin per te blinduar veten dhe per te ndare fitimet e krimit . Sa turp ! VETEM REVOLUCIONI i jep dum ketij vendi .
    ZGJOHUNI

  12. Me falni se u vonova me Moniken se ishte keq me jashteqitjen e Ilirit,i ndihmova pak duke ndertuar nje hale portative familjare ,e bara pa pare.Jam dakort me te gjithe,vetem kujdes se jemi keq me dhjerjen e Presidentit.

  13. Nuk ka deklaruar asnjëher Basha për shtyrje date .
    Ai ka ngulur këmbë se zgjedhje pa opozitën e me kryeministër Ramën, nuk do të zhvillohen më në Shqipërië e kësaj deklarate i është përmbajtur edhe pas dekretit të Metës. Ka qenë fare i kjartë në misionin e tij.
    Nuk do të lejojmë të bëhen zgjedhje as në qershor të këtij viti e as në qershor të vitit tjetër me kryeministër Ramën, dhe kush e dëgjoi sot në takimin me gazetarët, ai e argumentoi qetësisht e me fakte këtë kërkesë të tij.

  14. Po e nis kete shkrim me thenien e Bolinos dje ne emisionin e Rakipit kur tha : se meqenese gjendja eshte kaq e veshtire dhe e padurueshme sa thoni ju pse ky popull nuk ngrihet , si shpiegohet nga gjithe keto mitingje qe ka bere opozita ka vetem perfshirjen e vetem militanteve dhe populli nuk i eshte bashkuar ? Une mendoj se kjo eshte thembra e Akilit e te gjithe ketij proçesi . Dhe pergjigja eshte se njerezit edhe pse ne skajin e durimit dhe sakrifices nuk kane besim as edhe tek opozita . Ki i gjati ine derdellit dhe reciton idiotesira dhe eshte akoma ne pushtet sepse njeresit jane skeptike ndaj te gjithe kesaj kaste politike . Njerezit kane arritur ne ate pike saqe sikur e gjithe kjo klase politike te zhdukej atehere do ndjehej tamam e çliruar . U desh nderhyrja juaj me kete shkrim z.Bushati qe opozita dhe z.Basha ta nderpriste luften me mullinjt e eres . Le ti beje ky i gjati ine zgjedhje se keshtu ai diskretiton veten dhe rrit kreditet e opozites . Keto zgjedhje me nje milion % do jene nul dhe do ribehen me patjeter .

    Z.Basha gaboi qe ne fillim qe nuk e çoi deri ne fund rrugen e drejte qe nisi me daljen nga parlamenti . Dalja nga parlamenti e rriti brenda nje muaji menjehere me 10 % PD . Ai duhet ta vazhdonte kete rruge me largimin e te gjithe kryebashkiakeve dhe keshilltareve te djathte duke e futur vendin akoma me shume ne kolaps dhe do te rriste automatikisht kreditet e tij. Nejse , keto jane te shkuara dhe nuk rikthehen me . Tani lind pyetja se çduhet te beje opozita dhe z.Basha tani e tutje?
    Dy rruge jane , o revolucion popullor ose ulja ne tryeze . Une per vete jam per revolucion se revolucionet e kane treguar se vendosin nje here e mire zgjidhjen perfundimtare dhe te sakt . Por nese nuk ke kellqe per te bere revolucion athere ulu ne tavoline . Nese Rama ulet me statusin e kryeministrit apo te kryetarit te partise nuk ka asnje rendesi , nuk eshte se rama njeri ndryshon nga kryeminister apo kryetar partie , ne fund te fundit po ai eshte . Por ulje ne tryeze te vetem ju z.Basha dhe z.Rama ne menyre kategorike JO . Ne tryeze duhet te jete minimalisht zj.Kryemadhi dhe nga nje perfaqesues nga partite e vogla te majta dhe te djathta(ata ta zgjedhin vete perfaqesuesin) dhe te drejtohet nga presidenti i republikes z.Meta . Por me kryesorja z.Basha para se te shkosh ne kete tryeze duhet qe pikat kryesore ti keshe hedhur e zeze ne te bardhe dhe ti diskutosh me popullin dhe me ajken e shoqerise civile ne menyre qe keto kerkesa te mos jene per interesin tend dhe te partise qe perfaqeson por per interesin e Shqiperise dhe Shqiptareve . Me pak fjale duhet te kesh bindur me pare Shqiptaret qe ti nuk mund te behesh si i gjati ine , duhet te na bindesh qe ti dhe te gjithe pasardhesit e tu nuk mund te abuzojne dot më , pra te na bindesh qe ketu do prevaloje ligji dhe drejtesia . Te tjerat leja popullit , ai nuk gabon .
    P.S.
    Mos tento kurre te beshe tryeze marrveshje per vete dhe PD –ne , se je i djegur perfundimisht . Beje marreveshje per te miren e Shqiperise dhe Shqiptareve dhe do shikosh se frytet e kesaj pune do ti marresh menjehere ne zgjedhje .
    Ti beje detyren tende z.Basha , dhe nese i gjati ine nuk bie dakort atehere lere kete pune , REVOLUCIONI i jep zgjidh vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *