• |
ide | kryesore

Banda shqiptare që drejtoi “Deliveroo for drugs” dënohet me 60 vite burg

Lajme, Planet



Një bandë shqiptare që bëri 4 milion paund në vit duke shitur drogë është burgosur për një total prej 60 vjetësh.

Pasi hynë në vend ilegalisht, 10 personat e përfshirë zhvilluan shërbimin e sofistikuar për Tunbridge Wells duke punuar ditë e natë.

I quajtur “Conspiracy 24/7”, grupi krijoi një call center që merrte porosi përmes telefonatave.

Call center-i  mori më shumë se 1.500 telefonata në një javë dhe tregtarët e drogës do të kryenin qindra transaksione brenda javës.

Gjykatësi Brown i tha kryetarit të bandës, Nelson Alliajt: “Unë jam i sigurt se pasi u deportuat nga Mbretëria e Bashkuar në fillim të vitit 2018, ju u kthyet sërish në mënyrë të paligjshme me qëllimin e vetëm për të realizuar këtë komplot.

Nuk është e qartë nëse ju e kishit nisur këtë punë që në pranverën e vitit 2018 kur u kthyet. Ky ishte një krim i organizuar serioz dhe ju ishit në zemër të tij.”

Personat e përfshirë në “Delivero for drugs” u dënuan si më poshtë:

Ervis Dervishi, 21 vjeç, i Cone Road në Colchester u dënua me shtatë vjet.

Rigels Hadushaj, 20 vjeç, nga Grenfell Mansions në Deptford u dënua me shtatë vjet.

Izmir Basha, 24 vjeç, nuk ka vendbanim fiks, u dënua me shtatë vjet.

Arlind Palushi, 19 vjeç, pa vendbanim, fiks u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

Alfred Gashi, 19 vjeç, nga Lodge Road në Southampton, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj.

Marius Kuçi, 25 vjeç, nga Lodge Road në Southampton, u dënua me katër vjet.

Fatos Metalia, 26 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me katër vjet.

Arsid Mataj, 24 vjeç, pa vendbanim fiks, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj.

Xhensil Vucaj, 18 vjeç, nga Brook Road në Thornton Heath, i vetmi shtetas i ligjshëm i Mbretërisë së Bashkuar, u dënua me dy vjet, u pezullua për dy vjet dhe 200 orë punë të papaguar.

Përktheu nga www.kentonline.co.uk, ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *