• |
ide | kryesore

Debati për presidentin e ri të Komisionit Evropian, Macron propozon Merkel si kandidate

Planet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka treguar vendosmërinë që të largohet nga çdo funksion politik pas përfundimit të mandatit si drejtuese e qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë, mes unionit të kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve (CDU/CSU) dhe socialdemokratëve të SPD-së. Mirëpo, së fundmi, emri i saj po lakohet si kandidaturë e mundshme për të marrë drejtimin e Komisonit Evropian, pas përfundimit të mandatit të presidentit në ikje, Jean-Claude Juncker.

Pas zgjedhjeve evropiane të fundmajit, mënyra e përzgjedhjes së presidentit të ri të KE-së, ka qenë një temë debati dhe mospajtimesh mes Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Kreu i shtetit francez ka këmbëngulur që procesi të formatohet, ndërsa kancelarja Merkel nga ana tjetër, ka bërë të qartë se Gjermania kërkon respektimin e rregullave institucionale të përcaktuara nga traktatet e nënshkruara ndër vite nga të gjitha vendet anëtare.

Gjasat janë që posti i presidentit të KE-së t’i kalojë kandidatit nga radhët e konservatorëve të CDU-së, Manfred Weber, i cili është njëherazi edhe kreu i bllokut më të madh në Parlamentin Europian, PPE-së, që ndonëse pësuan një humbje të thellë në elektorat, kryesuan në garë.

Macron ka dalë hapur për disa herë radhazi kundër kandidaturës së Weber-it, duke argumentuar se ai është i panjohur për qytetarët evropianë, të cilëve u nevojiten sipas tij personalitete të fuqishme, njerëz me besueshmëri dhe të pajisur me aftësinë për t’i përmbushur siç duhet detyrat përkatëse. Megjithatë, në një intervistë për Radio Televizionin zvicerian “RTS”, shefi i Elizesë u shpreh se në vend të Weber-it do të parapëlqente vetë Merkel-in si drejtuese të re të KE-së.

1 Comment

  1. Kur mercenaret e Globalizmit si puna e Merkel, bien nga froni ne qeverine e vedit te tyre per shkak te politikave antikombetare sic beri edhe Merkel duke bere thirrje per miliona emigrante nga Afrika te vijne ne Gjermani, shperblehen me poste ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu