• |
ide | kryesore

Delegacioni gjerman: Zgjedhjet të zhvillohen në atë moment kur e parasheh Kushtetuta

Lajme, Të fundit



Delegacioni gjerman është duke zhvilluar një konferencë për mediat, ku flitet për situatën aktuale në Shqipëri, atë politike, si dhe mundësinë për çeljen e negociatave me BE.

Gjatë fjalës së tij, Josip Juratovic, kryetar i Komisionit Parlamentar për Europën Juglindore në Bundestag, i pyetur për situatën aktuale, tha se baza e një vendi është kushtetuta dhe aty duhet të bazohemi.delegacioni

“Nëse kushtetua parasheh që zgjedhjet do duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohorë, atëherë do duhet të zhvillohen në atë moment”, tha ai.

Ai u ka bërë thirrje palëve politikë që të japin shembuj pozitiv, me qëllim që dhe vendet e BE të marrin një vend në favor të Shqipërisë.

Kreu i Komisionit Parlamentar për Europën Juglindore, tha se kush tenton që të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pengon ata që besojnë në vlerat demokratike, e ndërsa shtoi se beson së në vendin tonë ka shumë nga ata që e pengojnë integrimin e vendit.

I pyetur se nëse iu referohet politikanëve shqiptarë për këtë të fundit, ai u shpreh se nuk përjashton askënd, as nga politika dhe as nga shoqëria.

“Dëshirojmë që përmes këtij turi të informohemi rreth gjendjes në këtë rajon.

Duam të kuptojmë sa e përgatitur është Shqipëria në kuadër të integrimit.

Shqipëria dhe i tërë rajoni i Ballkanit perëndimor, është oborri i brendshëm i BE dhe si i tillë gjykojmë që duhet të jetë pjesë e këtij unioni.

Do ishte e domosdoshme bashkëpunimi ndërkombëtarë me BE por dhe mes vendeve të rajonit të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për mua, demokracia është komunitet vlerash.

Për këtë arsye dua të them se marrëdhëniet në sferën politike mes Gjermanisë dhe vende të tjera janë mjaft të rëndësishme.

Në fakt nuk e konsideroj si kompetencë time të jap deklaratë për zhvillimet e brendshme politike, por megjithatë nga takimet që kam zhvilluar kam kuptuar se ky vend ka një kushtetutë dhe ajo është baza e një shteti.

Nëse kushtetua parasheh që zgjedhjet do duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohorë, atëherë do duhet të zhvillohen në atë moment dhe këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e popullit duke u mbështetur në kushtetutë.

Procesi zgjedhore përfaqëson konkurrencën mes përfaqësuesve të partive.

Secila parti ka të drejtën e saj të marrë pjesë, dhe do të jenë zgjedhësit që do të vendosin çfarë është bërë mirë apo keq, mendoj se zgjedhësit në Shqipëri është mjaft mirë e informuar lidhur me atë që do apo nuk do dikush.

Nëse është apo jo krizë politike, do ta tregojë e ardhmja, por situata aktuale do të luaj sigurisht rol në vendimin e BE, dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE, janë parlamentet ato që vendosin për çeljen e hapjes së negociatave, kemi nevojë të mbledhim sa më shumë argumente që t’i bindim këto vende që Shqipëria është pjesë integrale e Europës…

Duhet të flasim hapur, duhet të themi qetësisht që jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin, edhe në Shqipëria apo rajon nuk janë të tërë njësoj entuziast për një anëtarësim të mundshëm. Besoj iu referohem atyre që u kanë drojë për kapitujt 23 dhe 24.

Unë e kam thënë, integrimi në BE nënkupton ofrimin e një shansi për demokratizimin e vendit dhe shpërblim për ata që kanë besuar në vlerat demokratike.

Gjithkush që përpiqet të pengojë integrimin pengon ata që besojnë në vlerat demokratike dhe besoj se këtu në vendin tuaj ka shumë.

Ndaj thirrja ime drejtuar të gjithë demokratëve, që besojnë në vlerat demokratike pavarësisht se cilës parti i përkasin të ofrojnë shembull pozitiv që ne të japim sa më tepër argumente në funksion dhe në të mirë të integrimit”, u shpreh ai.

Pyetjes se kur flisni për njerëz që nuk e duan integrimin në Shqipëri, u referohet politikanëve shqiptarë, ai përgjigjet:

Këtu nuk dua të përjashtoj askënd as nga politika dhe as nga shoqëria. Duke qenë se kam përvojë me rajonin, por kam konstatuar njëlloj sindrome të senaderit, kështu në Kroaci pas anëtarësimit në BE dhe disa vitesh, kryeministri i vendit u dënua me vendim gjyqi dhe u fut në burg. Ndaj mendoj që është sot më e rëndësishme se kurrë që reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar të bëhet në mënyrë të vendosur, se çelja e negociatave duhet të fillonte me kapitujt 23 dhe 24.

Më tej ai shtoi se “Në një Evropë të tillë është më e rëndësishme se kurrë që ne demokratët të vazhdojmë tu qëndrojmë besnik vlerave tona”.

“Në takimet që kemi pasur, aty ka qenë e pranishme edhe opozita parlamentare. Unë nuk mund të kërkoj në vendin tuaj ku mund të jetë një parti apo tjetër me të cilën unë të flas, nëse e kam këtë mundësi e bëj me përfaqësues të shoqërisë civile. Parlamenti është organi më i lartë i një shoqërie demokratike, jemi përfaqësues të popullit, dhe populli na ka zgjedhur të zhvillojmë debatin në parlament.

Në një moment apo tjetër gjithsekush është i lirë të protestojë, por bojkotimi i parlamentit është bojkotim i demokracisë, për mua parlamenti ka të njëjtën shenjtëri si ka për mua si besimtar i krishterë edhe kisha, nuk është sallë tregu. Kam përshtypjen se është shndërruar në sport të dashur për shqiptarët që nëse nuk më pëlqen diçka thjesht po bojkotoj”, u shpreh Juratovic.



12 Comments

  1. o juratovich , di gje ti ku kane shkuar sajmir tahiri dhe habilajt o vlla ?
    sa per dijeni eshte ministri i brendshem.
    di gje per 32 komisare te pushuar nga puna nga ministri socilist xhafa, dhe pse 16 prejt tyre janene ndjekje penale

    ja pra pyejte ska

    tani na shpjego pak dhe kushtetuten e gjermanise se per te shqiperise nuk di te kesh lexuar gje vetem po ta pat dhene fuga ne anglisht 🙂

    juratovich jeni bere patetik, vini ketu flisni si e ema e zeqos maje thanes

      1. na iluminon juratovichi o fugshpums i vogel

        keta te SPD thoshin deri ne 1990 qe BRSS ishte modeli i duhur ekonomik.

        beji te fala sufllaqes

        1. po skishin lex librin tat ata..po ta lex do benin dallime qartesisht te sakta midis modelit te marksit dhe ideve te tua te zhvillimit ekonomik..po edhe ti shume i paske ndjek keta dushmanet qe para viteve 90..sta kane mbush mendjen po nje sy gjithmon e paske pas andej:))ore jeni ne terezi apo jo se slat nderkombetar pa shar e njollos vetem se sbien dakort me idet tuaja..beni nje pyetje vetes perse valle..jo se ata jane zoti,po aste gjithe djalli

          1. Ashtu eshte , ishim tu prit Karl Marksin, Engelsin Leninin dhe Stalinin -ska rendesi kush voton por kush numeron vota– , ishim duke i prit te na thoshin qe zgjedhjet duhen bere ne ne kohen e duhur sipas kushtetutes. biles ky tha qe KQZ ka te drejte 😀 po nuk u degju mire Edhe kete ja ka shpjegu Balla dhe Fuga.

            Ky eshte burre i mire , tha dhe Rama , c’e do qe ska moter as per kete, nje qe kishte ja dha Halim Kosoves 😀
            Informimi vendosja ne planin e duhur per te gjykuar se kush po llomotitit, si puna e knutit apo te tjere si roth nuk eshte keq per popullin veshderr rilindas , se u pelqen qe te bisedojne ne kafete e provincave dhe te lagjeve, ja erdhi dhe nje i jashtem prape dhe e mbeshteti ramen, , ska te drejte basha o vlla
            Keto biseda behen me mire kur ti e di qe ky i jashtmi ,pervecse burre i mire , eshte edhe pak nga nahija e Rames .

            Po kjo ska rendesi fare, rendesi ka qe zgjedhjet, lokale, do behen sipas kushtetutes …dhe KQZ 😀 😀 😀

    1. Ore rrote kari talibanoçeçen keto gjera nuk zgjidhen me lufte por me vote,ne rast se populli eshte i pakenaqur nga qeverisja dhe korrupsioni atehere vota e heq nga pushteti kete qeveri dhe bie qeverine qe duam,me vote o rrote kari jo me lufte se nuk jemi ne kohen e Skenderbeut…

      1. apapa ca fjalori ordiner … kaq nivel keni ju legenat e bashkise

        zgjedhje dun te gjithe pse si ben Rama??

          1. iu shkelqejne syzet e fuges nga gezimi sa permendet 30 vjetori, iu ka marre malli per votimet 99.99% deri ne oren 7 😀 😀
            spurdhjaket i kane pare ne dokumentaret e sandrit

            meqe ra fjala te fala sandrit 😀

  2. EU i dul gurmazi tu thone qe jeni gabim.
    Talibanet e shqupit i kthehen me te shame par e mbrapc.
    Ne fund te mujit dalin me flamur gjermon dhe gerthasin “e dum Shqiperine si gjithe EU”.

    Na ka zone sikleti me fto baboonet, po do kaloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *