• |
ide | kryesore

Lufta me deputetë të huaj/ Sejcili gjermanin e vet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri është krijuar një kakofoni e vërtetë me luftën e dy partive të mëdha që rekrutojnë deputetë të huaj për ti përdorur për qëllimet e tyre të brendëshme. Që kur presidenti Meta shpalli dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit mesazhet nga Gjermania po çorodisin akoma dhe më fort. I Pari që foli ishte nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul(djahtas ne foto): ‘Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit”

Ky qëndrim i këtij njeriu të fuqishëm të partisë së kancelares Merkel krijoi përshtypjen se nga Gjermani po mbështetej një zgjidhje kompromisi. Por menjëherë në Shqipëri u shfaq një delegacion i bundestagut gjerman i kryesuar nga gjermano kroati i socialdemokratëve, Josip Juratovic (majtas). Ai deklaroi krejt të kundërtën e kolegut të vet të djathtë:”Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë… Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre”.

Duke i shtuar këtyre deklaratave diametralisht të kundërta edhe titujt e mediave shqiptare që nuk ngurojnë të shpallin: “Gjermania foli…” është e vështirë të kuptohet se cilit mesazh duhet ti besojë publiku shqiptar.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Shume e thjeshte: besoji atij qe nuk flet me fjale boshe, qe jane te dizenjuara vetem per tu bere tituj lajmesh. Cdo te thoshka “bejini zgjedhjet sipas kushtetutes”? Kushtetuta thote i dekreton presidenti, presidenti thote e terheq mbrapsht. Mbetemi aty ku ishim. Fole fole dhe nuk the asgje.

  2. Cdu/Csu dhe SPD kane qendrime te ndryshme.
    Te vjen keq kur flasin pa llogjike por aspak per tu cuditur duke qene se kete i kerkojne nga al-banja.

    Ja si duket Rama kur flet per Trump.
    Mu si koqe. Juratovich apo edhe te tjere.

    Europa ka plot probleme vete dhe eshte ne moment ndryshimi.
    Putini ska me aq shume leke sa ish BRSS qe te financoje.komunisto-socialistet apo te majtet europiane.
    Kane hyre ne fushe lojtare te tjere spekulante.
    Problemi eshte qe shtetin tone nen Rilindjen e Rames, e ka zene krimi. Korrupsioni, krimi dhe abuzimi eshte me nivele te frikshme.

  3. un i besoj jo bythqirve te rames qe ka paguar.po u hapen negociatat ky far juratoviq stalinn milladin rama fiton,po nuk u hapen edvin avdylaj mbaron.kaq,edhe 6 dit dhe voton bundestagu.do marrin SCHWANZIN E frankenschtein e scheisen e roth.

  4. O pikaaaaa!!!!
    PD me deputetet e vet!!!!
    Luli ka dy muaj qe po bredh neper EU dhe nuk i hap njeri deren.
    Te gjithe ata qe u takon te flasin, nga Amerika deri ne Lituani, e kane thone ate qe kane thone dhe talebanat e Shqupit fillojne tu i sha me rronje e me dege.

    Tani na del nji karuc i lapsit, hudh nji tymuse dhe thot deputetet e PD. Medemek qe PD seshte pa gjo.

    Ashtu sikur thone aleatet e PDse. Te gjithe parti me nga nji person qe kane 30vjet tu gri sallate e tuj prit me kap nonji kocke.

  5. Më së fundi lexoj një shkrim që i bie drejtë realitetit duke evidentuar abuzimet që bëhen në Shqipëri me fjalën “ndërkombëtarët”.
    I duhet dhënë fund vlerësimit përgjithësues se kështu ka thënë BE, kështu ka thënë SHBA apo kështu ka thënë Gjermania apo Hollanda.
    Në demokracitë perëndimore ka parti të spektrit të djathtë e parti të spektrit të majtë por edhe shumë parti të tjera që përfaqësojnë mendimin e moderuar politik por edhe ate ekstremist liberal apo konservator.
    Të mos harojmë gjithashtu se edhe në Shqipëri, është krijuar një ndarje midis këtyre dy grupimeve të mëdha politike dhe faktin se të dy këto palë, janë pjesë e aleancave ndërkombëtare përkatëse.
    Në deklarimet e “deputetëve” gjermanë, nuk mund të bëjmë vlerësimin abuziv se kështu ka deklaruar Gjermania.
    E para e punës, më pranë referimit të Gjermanisë si shtet, duhet të meren deklarimet e atyre deputetëve që përbëjnë shumicën qeverisëse.
    Dihet që në pamundësi të krijimit të një qeverie me shumicë të plotë të partive të djathta në Gjermani, atje është krijuar një qeveri me aleancë qeverisëse midis shumicës së CDU-CSU dhe partisë social demokrate apo socialiste.
    Në këtë qeveri, posti i ministrit të jashtëm i është dhënë të majtës e është kjo arsyeja që ai dhe ambasadat që varen prej tij, e konsiderojnë veten si aleate të socialistëve shqiptarë.
    Por vendimmarja e qeverisë gjermane aktuale, nuk mvaret nga qëndrimi i ministrit të majtë gjerman apo deputetëve të majtë pasi në krye të kësaj qeverie e me shumicë që u thellua me zgjedhjet e fundit, është grupimi i djathtë i partive popullore me në krye kancelaren Merkel. Ndërkaq edhe CDU ndonëse udhëheq Gjermaninë që prej tre mandateve, në zgjedhjet e fundit ka pasur rënie, dhe socialistët kanë rënë akoma më shumë duke kaluar si një parti e tretë. Ndonëse jo ashtu si në Francë apo Itali, edhe në Gjermani parti parlamentarë është bërë edhe një parti tjetër e djathtë më konservatore.
    Nuk ka sepse të mos thuhet e vërteta se në tërësi në BE, në zgjedhjet e fundit partitë e majta, apo më saktë partitë socialiste janë dobësuar më shumë edhe se partitë e djathta të qendrës, si pasojë e forcimit të lëvizjes sovraniste.
    Sa i takon Shqipërisë, pikërisht vendi që ka pasur një të majtë ekstreme diktatoriale stalinisto-komuniste për 5 dekada, e llogjikisht si reaksion duhet të kishte një parti ekstreme të djathtë, kjo nuk ka ndodhur, por partia socialiste që në fillesat e saj pati një reformim e moderim demokratik sado të paktë, me të ashtuquajturën fraksion të saj Rilindje me Ramën në krye, ndonëse në retorikë për të fituar vota nga elektorati i majtë akoma e quan veten socialiste, duke e thelluar abuzimin me politikat korruptive e deri kriminale, ka krijuar një paradoks , shtetin mafioz kapitalist, me prirje diktatoriale.
    Më duket e habitëshme se ku e gjen Z.Juratoviç, deputeti socialist kroato-gjerman, modelin e socializmit demokratik tek Edi Rama , duke dhënë leksione se si duhet të jetë parlamenti, por duke injoruar faktet se si është krijuar kjo “mazhorancë” parlamentare në Shqipëri.
    Kësaj i thonë, ndonëse e di që vëllai im ka marë rrugët e krimit, unë do ta mbroj se e kam vëlla.

  6. po pse mor zotnija juaje opozita nuk eshte pipell vetem socijalistet jane pipell,,,,ha,ha,ha,ha rama eshte,tra,la,la thotë:

    ky gjermano serbi rames duket dinak,tinzar,tamam agjent serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *