• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Rindizen shpresat kualifikim nga Islanda: kjo është situata në Grupin H

Sport



Fitore dhe shpresë: 2-0 kundër Moldavisë e çojnë tre pikë larg kreut Shqipërinë e Edy Reja, që i ndizet drita jeshile e kualifikimit nga fitorja e Islandës kundër Turqisë. Për kuqezinjtë shanset e kualifikimit në Grupin H u dukën të komprementuara, pas humbjes në Rekjavik dhe suksesit të turqve përballë Francës. Në 90 minutat e të martës gjërat ndryshuan me fitoren e kuqezinjve dhe atë të Islandës që kompletoi një vijë të parë treshe, bashkë me Francën dhe Turqinë.

Pas incidenteve të aeroportit, ishullorët morën më të mirën duke kaluar 2-1 Turqinë, që pësoi humbjen e parë të këtyre eleminatoreve, ndërsa Franca nuk mund të imagjinonte rezultat tjetër vec fitores, duke thyer 0-4 Andorra. Në këtë pikë, duke lënë pas Moldavinë, kuqezinjtë shkojnë me 6 pikë, vetëm tre larg kreut, me një prej të cilëve do të përballet, kur kualifikueset të rifillojnë në shtator. Transfertë në Francë kundër kampionëve të botës në datën 7 dhe tre ditë më pas vizitore është Islanda, që vjen pasi të ketë luajtur në shtëpi kundër Moldavisë.

Praktikisht vendoset shumë në këto dy ndeshje, ku pasi kemi mundur kundërshtarët më të dobët në letër, duhet të përballemi me ata më të fortët. Për francezët është mundësia për tu shkëputurm sepse luajnë dy ndeshje në shtëpi, përfshirë atë me Andorra, ndërsa Turqia luan vetëm një ndeshje, në shtëpi me vendin e fundit të grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *