• |
ide | kryesore

Flinte me këtë fanellë, prezantohet tek Real Madrid: “Një lojtar që do të na ndihmojë”…

Sport



Real Madrid ka prezantuar pak minuta më parë Luca Joviç, blerja e parë e epokës së dytë të Zidane. 21 vjecari, që ka kushtuar 60 milionë për ta marrë nga Eintracht Frankfurt, ende nuk e ka zgjedhur numrin që do të mbajë në fanellë. Presidenti Florentino Peres ka ndërhyrë përpara sulmuesit serb dhe ka shpjeguar qëllimet dhe projektet e klubit të tij për të ardhmen: “Sot duam të ndajmë me të gjithë madrilenët fillimin e një projekti për sezonin e ardhshëm, duhet të punojmë për të realizuar ëndrrat e milionave tifozë. Ky nuk ka qenë viti që prisnim dhe për këtë do të punojmë për t’u përmirësuar dhe të vazhdojmë të ndjekim objektivin tonë, fitoren. Ky klub nuk lëviz kurrë dhe do të vazhdojë ta tregojë. Të fitosh katër Champions në pesë vite është magjike, ka qenë një arritje jo normale”

DITA E JOVIÇ – “Sot prezantojmë një lojtar që do të na ndihmojë të fitojmë, një sulmues që donte të luante për këtë familje të madhe, ishte një prej ëndrrave të tij të mëdha. Nis era e Luca Joviç dhe i japim atij mirëseardhjen. Do të jetë një lojtar i Real Madrid, klubi me më shumë tituj në botë. Ai ka zgjedhur këtë fanellë për të vazhduar të rritet dhe të afirmohet si një ndër sulmuesit më të mirë të botës. Vetëm 21 vjeç Joviç ka fituar tashmë tituj në tre vende dhe ka shënuar shumë gola. Luca, tifozët do të të kërkojnë shumë e më shumë, do të jetë sfida jote më e madhe e karrierës. Kjo është fanella me të cilën flije që i vogël”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *