• |
ide | kryesore

Garonte për SPAK, prokurori tërheq kandidaturën para vendimit të KPK-së

Lajme



Prokurori Shkëlzen Cena ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) kërkesën për t’u tërhequr nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Kërkesa e tij u miratua me 10 vota pro, ndërkohë që pritet që me datë 14 të këtij muaji, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të japë vendimin lidhur me Cenën.

Sakaq, Komisioni i Karrieres në KLP paraqiti nje relacion për menyren se si do të veprohet me caktime të përkohëshme para krijimit të SPAK-ut dhe për hapat që duhen ndërmarrë në vijim. Mësohet se KPK-ja në procesin e vlerësimit gjeti probleme në kandiaturën e Cenës, kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *