• |
ide | kryesore

Histori/ Planet sekrete të Gjermanisë për të pushtuar SHBA-në

Arkiva, Planet

Nga History Collection 

Mund të jetë e lehtë ta shohësh sot SHBA-në, si një komb të paarritshëm nga pushtuesit e huaj. Dhe kjo është kryesisht e saktë:arsyeja pse incidente si Pearl Harbor dhe sulmet e 11 Shtatorit 2001, patën një efekt të atillë përcaktues në narrativën kombëtare amerikane, është sepse e shohim veten si të paprekshëm.

Ngjashëm, Shtetet e Bashkuara kanë pasur dorën e lirë në rolin e saj si xhandar i vetë-emeruar i botës, pikërisht pasi një sulm në territorin tone, ka një shkallë shumë të ulët probabiliteti. Dhe në fakt, nisja e një fushate ushtarake kundër pjesës kontinentale të Shteteve të Bashkuara, s’do të ishte aspak një sipërmarrje e thjeshtë.

Territori është shumë i izoluar, shumë i madh, dhe me një terren tepër të ashpër për ta dominuar. Çdo ushtri që do të arrinte në truallin amerikan, do të përballej kudo me pengesa natyrore, nga shkëmbinjtë tek shkretëtirat. Por kjo nuk do të thotë se disa kombe, nuk kanë pasur ndonjëherë një plan të tillë.

Natyrisht, britanikët e kolonizuan pjesën më të madhe të asaj që tani është SHBA-ja. Udhëtimi i tyre në Uashington në Luftën e vitit 1812, përfaqëson herën e fundit që u arrit të pushtohej SHBA-ja kontintale, edhe pse ai sulm erdhi nga Kanadaja dhe nga Karaibet, më shumë se sa nga ishulli britanik.

Ndërkohë, spanjollët, dhe më vonë meksikanët ishin kundërshtarë të amerikanëve në vitet e para të shtetit amerikan. Luftëtarët e Panço Vilës, do të pushtonin në një shkallë shumë të vogël pjesë të SHBA-së, për të grabitur furnizime jetike gjatë Revolucionit Meksikan në mesin e viteve 1910, dhe më vonë japonezët ndërmorrën sulmin e tyre kundër Hauait në vitin 1945, dhe madje pushtuan disa ishuj fare pranë bregut të Alaskës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por një vend në këtë renditje zë padyshim kundërshtarja më e madh e Amerikës në shekullin e XX-të, Gjermania. Historia e saj, është edhe më e çuditshme. Gjermania e ka pasur në konsideratë pushtimin e Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 200 të fundit.

Edhe Hitleri mendonte se SHBA-ja nuk ishte e papushtueshme, bazuar sigurisht në fuqinë e kapacitetit ushtarak që kishte në fazat e hershme të luftës. (Në fakt gjermanët zbarkuan me sukses 6 ushtarë në tokën amerikane në qershorin e 1942-it, por ata u arrestuan më shumë si spiunë sesa si luftëtarë armiq).

Planet për një pushtim të Shteteve të Bashkuara u hartuan nga Kajzeri gjerman Vihelmi në vitin 1897. Gjermania Perandorake nuk ishte në luftë me Amerikën, dhe nuk kishte një interes direkt për ta pushtuar. Por në një kohë kur gjysma e botës ishte e përqendruar në duart e rivalëve kryesorë evropianë, Gjermania mund të mburrej vetëm kolonitë e Namibisë dhe Kamerunit në Afrikën Perëndimore, Tanzanisë në Afrikën Perëndimore dhe në veri të Papua Guinesë së Re, atëherë e njohur si Kaizer Vilhelmsland .

Prandaj, nevoja e tyre për një ekspansion perandorak ishte e fortë. Ndërkohë, ambiciet imperialiste të Shteteve të Bashkuara në fillim të shekullit XX, ishin shumë më modeste. Ushtria amerikane merrej me shumë me luftën ndaj indianëve vendas në Perëndimin që ishte ende kryesisht i papopulluar, dhe me ndërhyrjen në konfliktet në Paqësor dhe Karaibe.

Pikërisht në këtë mjedis, gjermanët nisën planifikimin e sulmit të tyre kundër Shteteve të Bashkuara. Në një përpjekje për të fituar terren në Karaibe, Alfred von Tirpic – shefi i Marinës Gjermane – prezantoi një plan të guximshëm për të tërhequr amerikanët në një konflikt.

Duke përdorur atë që supozohet të ishte fuqia superiore detare, gjermanët do të kapërcenin Atlantikun, do të luftonin përballë amerikanëve, dhe më pas do të bombardonin anijet kryesore portin e Virxhinias. Edhe Portsmuth, Mein dhe pjesë të Nju Hempjashërit ishin pjesë e objektivave.

Por ekspansioni i SHBA-së në Kubë, Filipine dhe Samoa, si pjesë e Luftës Spanjë-SHBA e dëmtoi rëndë këtë plan, ndoshta edhe për të mirën e gjermanëve. Pika më me afërt ku Gjermania iu afrua amerikanëve, ishte një pengesë në Gjirin e Manilës, ku ata shtinë disa herë si paralajmërim.

Lëvizja e mëpasme drejt Kubës dhe Porto Rikos e amerikanëve, do të nxiste një plan tjetër, këtë herë me një sy drejt pushtimit. Në fillim të vitit 1899, ideja e re e Kajzerit, ishte të bombardonte bregdetin e Nju Xhersit, teksa trupat tokësore do të zbarkonin në gadishullin Sendi Huk, dhe do të përparonin në brendësi.

Ndërkohë, anijet luftarake të marinës gjermane do të bombardonin Manhatanin, dhe do të shkaktonin panik në popullatën e Nju Jorkut, duke shpresuar që trupat tokësore të arrinin me sukses në qytet. Sërish, ky plan ishte jo shumë i mirë-menduar.

Kuba, vendi ideal nga i cili mund të niste një manovër të tillë, u pushtua shpejt nga amerikanët, ndërsa Alfred von Shliefen (emrin e të cilit mori plani i pushtimit të Belgjikës nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore), vlerësoi se do të nevojiteshin 100.000 ushtarë për të pushtuar Bostonin, dhe madje edhe më shumë se kaq, për të shtënë në dorë Nju Jorkun.

Por asokohe u vërejt se e gjitha flota gjermane e anijeve, do të ishte e paaftë të transportonte njëherazi një numër aq të madh ushtarësh dhe pajisjesh të nevojshme. Por më vonë, u hartua një plan i tretë. Një atashe nga ambasada gjermane në Uashington u dërgua, për të zbuluar një vendndodhje potenciale për Cape Cod, që do të përdorej si bazë për të sulmuar Bostonin.

Edhe ai plan dështoi.

Gjermania ishte e sigurt në vetvete, dhe e dinte se zgjerimi ishte i nevojshëm, për të përmbushur planet ekonomike të Rajhut Perandorak. Kur ideja e pushtimit të Shteteve të Bashkuara, u braktis në vitin 1906, ajo ishte në favor të përgatitjes për një konflikti në kontinentin evropian, që tashmë kishte më shumë gjasa pas nënshkrimit të ‘Entente Cordiale’ (Traktatit të Miqësisë) midis Francës dhe Britanisë në vitin 1904.

Britania dhe Franca, e kishin konsideruar atë traktat si një mekanizëm të domosdoshëm kundër fuqisë në rritje të Gjermanisë, veçanërisht si rezultat i fuqisë së sapolindur detare të drejtuar nga von Tirpic. Kështu, kur filloi Lufta e Parë Botërore në vitin 1914 (dhe Shtetet e Bashkuara iu bashkuan asaj në vitin 1917), ajo mund të shihej si kulmi i konfliktit të planifikuar që në vitin 1897. /Bota.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu