• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian më parë paska qënë “dashnorja” e Tristan

Paparazzi, Slider



Thënia: “Kur ai tradhton dikë tjetër me ty, do të tradhtojë ty me dikë tjetër” duket se është e vërtetë për Khloe Kardashian. Ajo u quajt “dashnorja” e Tristan Thompson-it nga mamaja e fëmijës së tij, 27- vjeçarja Jordan Craig.

Gjatë një kërkese për mbështetje financiare në rritjen e fëmijës, Craig tha se mësoi për marrëdhënien mes Khloe-t dhe Tristan-it në kohën kur bashkëjetonte me të. Pas kësaj, Jordan Craig vendosi të largohej nga shtëpia.

Edhe pas largimit ai këmbënguli të kthehej me të dhe ia doli, por meqë  zakonin s’e harroi, ajo vendosi të largohej përfundimisht kur pa se Tristan s’kishte ndërmend të hiqte dorë nga festat e çmendura me gra dhe alkool.

Fotot e basketbollistit me Khloe Kardashian-in u shpërndanë gjithandej në gusht të 2016-ës, kur çifti u pa në një klub në Los Angeles dhe më pas shkuan me pushime në Meksikë.

“Marrëdhënia e tyre u bë virale dhe gjithçka mori për keq”, tregoi Craig në gjykatë, “Çdo ditë publikoheshin artikuj që më tregonin realitetin fatkeq në të cilin ndodhesha, ndërsa shtatzënia ime u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gruas me të cilën ishte lidhur Tristan.”

Në dhjetor të 2016-ës, erdhi në jetë djali i tyre Prince.

Pak muaj më parë, lajmi se Tristan Thompson e kishte tradhtuar Khloe-n me mikeshën e ngushtë të motrës së saj Kylie, mori dhenë.

Khloe dhe Tristan u bënë prindër të një vajze në prill të 2018-ës.

Në ditëlindjen e parë të vajzës True, Khloe nuk iu afrua Tristan-it. Në maj, u konfirmua ndarja e tyre pas skandalit të tradhtisë me Jordyn Woods.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *