• |
ide | kryesore

Kthehen nga Franca 50 shqiptarë, iu refuzua kërkesa për azil

Lajme, Të fundit



Pesëdhjetë shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca. Policia shqiptare dhe ajo franceze morën të gjitha masat që ky operacion të zhvillohej sa më mirë.

Mininistria e Brendshme thotë se ky operacion kishte një veçanti pasi u kthyen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.

Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *