• |
ide | kryesore

De Ligt firmos me PSG, Raiola: “Fake news”

Sport



“Ky është shembulli klasik i fake news”. Mino Raiola likuidon kështu lajmin më të rëndësishëm të ditës, ku flitej për një taktim të tij me drejtuesit e Paris Saint Germain për të përfunduar transferimin e kapitenit të Ajax, Matthijs de Ligt, tek PSG. Lajmi u publikua nga një gazetar francez, që postoi në rrjetet sociale një foto bashkë me prokuratorin në një bar të kryeqytetit francez. “Më kërkoi të bënim një foto, por as nuk e di kush është ai zotëri, nuk kam folur kurrë me të – ka qartësuar Raiola për agjensinë ANSA -. Eshtë një fake news”.

Vetëm pak orë më parë u përfol se Psg ishte futur me forcë në garën për të marrë mbrojtësin e Ajax, duke bërë sprintin deciziv për të mundur konkurencën e Barcelonës e Juventus për të siguruar një nga talentet më të kërkuar të Europës. Sipas fjalëve Mino Raiola, agjenti i lojtarit, fluturoi në Paris për të biseduar me drejtorin sportiv të Psg e për të mbyllur me shpejtësi akordin, ndërsa për të firmosur me De Ligt në Paris pritej vetëm ardhja e Leonardo, që është kthyer në Francë pas lamtumirës nga Milan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *