• |
ide | kryesore

Lady Gaga ka ndikuar në ndarjen e Bradley dhe Irinës

Paparazzi, Slider



Lady Gaga reagoi dje për herë të parë për përfshirjen e saj në marrëdhënien Bradley Cooper- Irina Shayk, të cilët u ndanë përfundimisht javën e kaluar.

Gjatë një koncerti në Las Vegas, para se të këndonte “Shallow”- dueti i saj me Bradley-n- Gaga paralajmëroi fansat të tregohen të sjellshëm.

‘Dhe një gjë tjetër, jini të sjellshëm ose p****ni.”

Por, duket se ndonëse Gaga e refuzoi publikisht të ketë patur diçka më shumë sesa marrëdhënie mes kolegësh me Bradley-n kohë përpara ndarjes, kanë qenë pikërisht thashethemet për një lidhje mes tyre ato që paskan ndikuar tërthorazi tek Irina.

Një burim për “People” thotë se kur dolën lajmet për një shkëndijë mes Gaga-s dhe Cooper-it, vetëm sa i hodhën benzinë zjarrit. Asokohe, Bradley ishte në udhëtim sa në njërin vend tek tjetri për të promovuar filmin “A Star is Born”.

“Ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me Gaga-n”, shprehet burimi, “Por nëse do të kthehet apo jo në një lidhje në të ardhmen dhe nëse do t’i tregohet apo jo botës është të flasësh para kohe. Nuk mund të spekulojmë në një kohë kaq delikate.”

Javën e kaluar, u konfirmua lajmi se Irina ishte larguar nga shtëpia. Këto ditë, burime të ndryshme kanë treguar se shkak për ndarjen ka qenë mungesa e Bradley-t gjatë xhirimeve të filmit “A Star Is Born” me bashkëprotagoniste Lady Gaga-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *