• |
ide | kryesore

Los Angelos Times: Bukuroshja e USC Cindy Marina vendos shumë kapele dhe njëra prej tyre është… kurorë

Paparazzi, Slider, Video



Kampionia e volejbollit të kombëtares së Shqipërisë Cindy Marina, ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjoze Los Angelos Times, pas kurorës së fituar si Miss Universe Albania…

Ylli i volejbollit të USC Cindy Marina, e cila është rritur në Temecula, California, është kurorëzuar Miss Universe Albania. Në njërin kontinent, shtatlarta e skuadrës së femrave të USC është krenaria e Great Oak High në Temecula, e nominuar edhe si Lojtarja e Vitit për California Gatorade. Në anën tjetër të globit, volejbollistja Marina vendos kurorën si Miss Universe Albania i ri.

Së shpejti 21 vjeçare, Marina do të përfaqësojë vendin e saj në 2019 Miss Universe, që do të zhvillohet në Korenë e Jugut në fund të dhjetorit— jo shumë kohë pasi sezoni i ardhshëm i volejbollit me USC të mbyllet. Bukuroshja e fitoi kurorën e saj të shtunën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

E njohur në Shqipëri si modele profesioniste, Marina është gjithashtu një atlete model si shutere për përfaqësuesen e volejbollit të vendit të saj që nga 2015. Skuadra ka përfunduar e dyta në European Volleyball League verën e kaluar.

Marina, që ka lindur në Chicago, është e lidhur me Shqipërinë përmes prindërve me origjinë nga Shkodra: së ëmës, Kristina, që ka luajtur volejboll si profesioniste, por edhe të atin, Ardian, që ka luajtur futboll me kolegjet në SHBA.

Marina, që do të luajë si e rritur sezonin e kaluar, ka kompletuar 711 asists, 214 blloqe dhe 45 pikë nga shërbimi në 48 ndeshje në gati dy vjet me USC. “Është kaq e pabesueshme dhe ky udhëtim është krejtësisht i pabesueshëm,” ka shkruar Marina në një postim në faqen e saj në Instagram. “Po shoh përpara drejt një viti të mrekullueshëm si Miss Universe Albania dhe dua ti falenderoj të gjithë që më kanë mbështetur dhe më kanë dhënë dashuri! Mezi pres të shoh cfarë vjen më pas!”

https://www.youtube.com/watch?v=GZE0_UIXvUk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *