• |
ide | kryesore

Ndërprerje energjie në Tiranë, OSHEE tregon cilat zona do mbeten pa drita

Lajme



Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në dy ditët e ardhshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se nesër dhe pasnesër, në datat 13 dhe 14 qershor, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 13-14 qershor do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë.

13 qershor/09:30-15:00- Rruga “Androkli Kostallari” pranë rrugës “Don Bosko”, rruga “Haxhi Hysen Delliu”;

-09:00-15:00- Rruga e Dajtit, rruga “Muhamet Deliu”;

-09:00-16:00- Rruga “Pandi Dardha”, rruga “Andrea Mano”, rruga “Njazi Meka”;

-09:00-13:00- Rruga “Ali Jonuz Frasholli”, rruga “Ymer Beqiri”;

-10:00-14:00- Rruga Ram Sadrija”, prane rruges “5 Maji” pjesërisht, rruga “Abedin Cici, rruga “Gani Strazimiri”;

-14 qershor/09:00-15:00- Kodër Mëzez pjesërisht, Fushë Mëzez pjesërisht, rruga “Mine Peza”, rruga “Sitki Cico”;

– 9:30 deri 15:00- Rruga e Dibrës pjesërisht, rruga “Thanas Ziko” , rruga “Mehmet Brocaj”;

-09:00-16:00- Rruga “Pandi Dardha”, rruga “Jorgo Plaku”;

-04:00-16:00- Rruga “Fuat Toptani”, rruga “Mahmut Daci” pjesërisht, tek Vilat Gjermane.

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *