• |
ide | kryesore

Strategjitë e Milan në merkato: Lovren e Sensi, por Cragno largon Donnarumma drejt PSG

Sport



Në pritje për të njoftuar trajnerin dhe të gjithë drejtuesit, Paolo Maldini është duke punuar në merkaton e kuqezinjve. Drejtori i ardhshëm teknik ka takuar menaxherin Giuseppe Rizzo në seli, ndërsa në tavolinën e bisedimeve ishte Stefano Sensi. Klubi është shprehur se kërkon të avancojë tratativat me lojtarin, duke e pasur si objektiv për përforcimin e mesfushës pas lamtumirës së katër elementëve të mirë në të njëjtin rol, bëhet fjalë për Bertolacin, Maurin, Montolivo dhe Bakayokon.

Sensi pëlqehet mbi të gjitha se do të mund të vijë në shifra jo shumë të larta dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për bilancin e Milanit që duhet të realizojë një mbivlerësim brenda 30 qershorit. Përveç Sensit pëlqehet edhe Praet i Sampdorias, element i nevojshëm për të plotësuar repartin dhe për t’i dhënë Giampaolo një lojtar që e njeh. Në mbrojtje sondazhe për Gianluca Mancini të Atalanta, i administruar nga vetë Rizzo, dhe mbi të gjitha Andersen të Sampdorias.

Në orët e fundit ka dalë në pah në mënyrë sugjestionuese edhe Lovren i Liverpulit, pak më shumë ekspert, por gjithnjë i nevojshëm në mbrojtje. 29-vjeçari kroat vjen nga suksesi i Champions League dhe do të mund të japi atë eksperiencë në repart, që tani mungon pas lamtumirës së veteranëve. Vëmendje edhe në sondazhin që Maldini ka bërë për Alesio Cragnon, portieri i së ardhmes në xhiron e Kombëtares, një ndër më të mirët e Serisë A. Cragno do të mund të jetë zgjidhja ideale nëse Donnarumma fluturon drejt PSG. Por Milan do ta shesë Gigion vetëm për shifra marramendëse. Duke kaluar tek drejtuesit: pritet vetëm kthimi i Boban si menaxheri i kuqezinjve, ndërsa Frederik Masara do të jetë drejtori i ri teknik që do të punojë pranë Maldini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *