• |
ide | kryesore

Trump-it i zbulohet “sekreti” i marrëveshjes së kufirit me Meksikën

Planet



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të tregojë planet në lidhje me marrëveshjen me Meksikën, duke i thënë gazetarëve se ato janë “sekrete”.

Mirëpo teksa ka bërë këto deklarata, ai ka mbajtur një letër në dorë që, ka treguar detajet e marrëveshjes, të cilën e kanë fotografuar më pas disa media. Presidenti Trump ka ashpërsuar rregullat me kufirin me Meksikën, duke kërcënuar me vënie të tarifave në importet e Meksikës nëse nuk ndalet vala e migrantëve.

Në dokumentin e fotografuar shihet se Meksika ka rënë dakort për të ndalur migrantët. Aty po ashtu është thënë se nëse Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se masat nuk kanë pasur mjafueshëm sukeses, atëherë, Meksika detyrohet të marrë masa tjera ligjore.

Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, ka konfirmuar se Meksika ka vetëm 45 ditë për të treguar se ka kapacitet për të ndaluar valën e migrantëve. Aktualisht ky shtet do të angazhojë 6,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në kufi me Guatemalën.

Megjithatë Ebrard ka përmendur se negociatorët amerikanë i kanë kërkuar Meksikës që të ndalojë plotësisht kalimin e meksikanëve në SHBA, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë është e pamundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *