• |
ide | kryesore

17-vjeçari i vdekur buzë lumit, familjarët akuzojnë shokun e tij për vrasje (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Familjarët e 17-vjeçarit që u gjet i pajetë sot në Këlcyrë pasi kishte humbur prej 5 ditësh akuzojnë shokun e tij për vrasje.

Familjarët e tij dyshojnë se Matia Rizallari mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti. Policia ka shoqëruar të riun dhe po e merr në pyetje.

Rizallari u gjet sot rreth orës 06:15,  i pajetë (i mbytur) në shtratin e lumit Vjosë, pranë “Urës së Dragotit”.

Në datën 10.06.2019 familjarët e 17 vjeçarit kanë bërë denoncim pranë Postës së Policisë Këlcyrë për largimin e tij nga banesa. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *