• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, plagosen burrë e grua

Lajme



Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Marinzë.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë një automjet dhe një kamion. Për pasojë kanë mbetur të plagosur Luftar dhe Feruze Shehu përkatësisht 77 dhe 78 vjeç, të cilët po udhëtonin me atuomjetin.

Të lënduarit kanë marrë fraktura në trup dhe ndodhen në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *