• |
ide | kryesore

Axhenda anti Meta/Çfarë do të ndodhë sot?

Lajme, Të fundit

E gjithë kjo e enjte do të jetë e ngarkuar politikisht me debatet për annulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti. Socialstët dhe opozita fasadë do të diskutojnë sot në kuvend gjatë gjithë paradites për moton e vendosur nga Ei Rama se Ilir Meta nuk mund të qëndrojë më në atë zyrë. Sipas një dokumenti të shpërndarë nda selia rozë për deputetët ata këshillohen të flasin për antikushtetshmërinë e aktit presidencial, për mungesën e presidentit për ta ndërmarë atë dhe për precedentin e rrezikshëm që krijon ai. Me këtë moto ata do të fillojnë procedurën e shkqrkimit që sot so të nisë me miratimin e një rezolute.Ashtu sikurse ka njoftuar vetë, në seancë do të flasë edhe Rama.

Me nje shenim ne Tëitter, Rama njoftoi se do te flase ne Kuvendin e Shqiperise ne oren 12:00.

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”.  Live në ERTV natyrisht😉”- shkruan Rama.
Pasi të ndjekë përfundimin e kësaj maskarade Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë një tjetër konferencë për shtyp pasditen e sotme.
Konferenca është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00, menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë të zhvillojë mocionin me debat.

Kjo është konferenca e tretë e Presidentit Meta brenda pak ditësh që pas vendimit të së shtunës së shkuar për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

©Lapsi.al

3 Comments

  1. Mesa duket ne kete dynja ku sundon ligji” robit” keta do shpetojne. Deri tani vetem kete kemi pare. Dhe fukarenj qe lypin dhe hane buke kazanesh te njomur me uje. Ky eshte realitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu