• |
ide | kryesore

Bakayoko largohet nga Milan: “Me Gattuso nuk u kuptova kurrë”

Sport



Tiemoue Bakayoko, mesfushori francez, do të kthehet tek Chelsea pas vendimit të Milanit për të mos ushtruar të drejtën e blerjes. Mesfushori ka folur për L’Equipe për të analizuar aventurën e tij në Itali: “Në fillim kam kaluar momente të vështira. Duhej të ikja menjëherë, nuk kam zgjidhje. Kam tre vjet kontratë me Çelsin, tani për tani është projekti më i mirë, por do të dëgjojmë edhe propozimet e tjera. Një trajner me të cilin do të më pëlqente të punoja? Konte më ka pëlqyer shumë, Allegri mendoj që ka të njëjtin stil loje”.

Në mendimet e Bakayoko nuk mund të mos ishte Gennaro Gattuso, me të cilin raportet nuk ishin kaq të thjeshta, sidomos pas përplasjeve me Biglia gjatë zëvendësimit dhe zënkës direkte me trajnerin, me të cilin më pas shtrënguan duart, por nuk kthyen miqësinë: “Nuk u kuptuam, ka qenë një raport i komplikuar. Nuk kam dëshirë të flasë për të. Është e vështirë të dëgjosh disa gjëra, mbi të gjitha kur janë të rreme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *