• |
ide | kryesore

Bale dhe 12 të tjerë janë të tepërt tek Real Madrid

Sport



Real Madrid është gati të transformohet në një supermarket të kushtueshëm. Në fakt, i kushtueshëm, por edhe me ulje, sepse në situatën aktuale të gjërave janë 12 lojtarët që nuk do të veshin më fanellën e bardhë. Francezi Mendy është blerja e pestë zyrtare e Florentino Perez, që i shtohet shtatë lojtarëve të kthyer nga huazimet. Në total bëhen 37 lojtarë të teseruar dhe rregullorja në Spanjë parashikon që të shkruhen në kampionat vetëm 25 emra.

Portierët në organikë janë katër, prej tyre vetëm Courtois ka sigurinë se do të qendrojë. Ukrainasi Lunin, që po bën shumë mirë në Botërorin Under 20, mund të kërkojë të luajë titullar edhe një tjetër vit diku tjetër, pas sezonit me Leganès, ashtu si Luca Zidane që shpreson të largohet nga hija e të atit. Ai që duhet të largohet me siguri është akrobati Keylor Navas, që me Zizou është lënë mënjanë. Për të flitet për Paris Saint Germain, por kostarikani do të largohet vetëm sipas kushteve të tij: me parametër zero.

Ardhja e mbrojtësit të majtë francez Mendy ka një kuptim: Marcelo nuk është më i paprekshëm. Por në mënyrë paradoksale, braziliani për një kohë të gjatë i ndjekur nga Juventus, është futur në listën e atyre që nuk do të largohen. Divorci do të jetrë për të riun Reguilòn, që gjatë kohës së Solarit i mori vendin pikërisht Marcelo. I destinuartë niset është edhe Theo Hernandez, që pëlqehet nga Napoli e vjen nga huazimi tek Real Sociedad. Konkurenca në qendër është e gjitha për Varane e të sapo ardhurin brazilianin Eder Militao.

Në mesfushë ka ardhur me prepotencë Hazard që me 100 milionët e vlerësimit është i paprekshëm bashkë me Kroos, Casemiro, Modric e uruguajanin e ri Valverde. Nuk ka hapësirë për tre të kthyerit nga huazimi: James Rodriguez, Kovacic e danezi Odegaard. Në rrugën e daljes Ceballos, që në këtë sezon ka patur edhe ndonjë moment lavdie që mund ta ndihmojë të gjejë një sistemim të ri. Një diskutim i njëjtë vlen edhe për Marcos Llorente, ndërsa dilema e madhe është për Isco. Jo të gjithë përreth Real janë të bindur se do të shitet, vetëm nëse shumë nuk kap 100 milionë. Ndërsa Brahim Diaz, i marrë në janar nga Manchester City, do të huazohet.

Sulmi është një repart i tejmbushur: Asensio konsiderohet nga Zidane i pashitshëm. Bashkë me të janë edhe Benzema, Vinicius Junior e të ardhurit rishtaz Rodrygo e Jovic. I sigurtë që do të largohet është Mariano Diaz, fanella e të cilit me numër 7 do të kalojë tek Hazard. Të ikur janë edhe Mayoral e De Tomàs, por sidomos Gareth Bale, që është bërë një peshë e padurueshme e mund të prodhojë para për merengues, nëse do të pranonte ofertat e Tottenham ose Manchester United. Me shumë mundësi do të largohet edhe Lucas Vazquez. E kjo është gjendja me organikën aktuale, por Florentino Perez po mendon të befasojë me një tjetër goditje e atëherë lista e të larguarve do të zgjerohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *