• |
ide | kryesore

Bardhi: 4 arsyet pse prokuroria hapi tani çështjen e lobimit rus

Lajme, Të fundit



“Akuza politike dhe qesharake, kundër Kryetarit të Opozitës dhe dy kolegëve të Partisë Demokratike z. Ristani dhe z. Dervishi, është përdorur nga prokurorët e tij të korruptuar, sa herë shefi i tyre politik Edi Rama ka pasur një hall të madh dhe ka qenë e nevojshme shfokusimi i vëmendjes së qytetarëve nga skandalet e Kryeministrit të Avdylajve”.

Kështu nis një reagim i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të marrë të pandehur Lulzim Bashën dhe 2 zyrtarë të kësaj force për çështjen e kontratave të lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Bardhit kjo ka disa arsye.

“Të gjithë mbajnë mend se:
• Çështjen e nisën në kohën kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, derisa e vuri atë nën kontroll të plotë.
• Çështjen e sollën në vëmendje kur doli në publik skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, akuzuar po ashtu si trafikant ndërkombëtar droge, dhe u provua se Qeveria kishte manipuluar hetimet.
• Çështjen e risollën në vëmendje të opinionit publik, deri me deklarata të paprecedent të prokurorisë, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me një trafikant ndërkombëtar droge.
• Çështjen e rihedhin për konsum publik edhe tani, kur Edi Rama është faktuar se është organizatori i skemës së bashkëpunimit të Partisë Socialiste me krimin e organizuar” – shkruan Bardhi.

“Shqiptarët nuk janë budallenj, edhe pse 4 prokurorë të korruptuar, bashkë me urdhëruesin politik të tyre Edi Rama, i kujtojnë për të tillë! Budallenjtë e vetëm janë këta që nuk kanë kuptuar ende që kanë marrë fund, dhe detyrohen të bëjnë veprime të dëshpëruara. Udhë e mbarë drejt humnerës që ju pret!” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. perpara dhe suksese…ketij nuk ia kane shpik akuzen..i ekziston..ia nxoren andej nga sduhet..matan bregut.e as ligjet sdi lumadhi.kujtoi se behej si ne alb me bakshishe…pse ia nxoren tani eshte pyetje drejt,mund te jete e motivuar

  2. Me e mire do ishte qe lulu mos I merte parate ruse,por ja qe ai I mori dhe I mori per zgjedhjet e 2017 qe ti fitonte,por parate I futi ne kasaforten e vet ne hollande,o juristi gei bardhi,amerika nuk ju pyeti ju por I di vete punet e veta o teveqel jurist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *