• |
ide | kryesore

Basha: Gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin është Bashkia Tiranë

Lajme, Të fundit

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë e PD-së, lideri i kësaj partie, Lulzim Basha u shpreh se: “Gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e bandat, është në bashkinë e Tiranës”.

Basha shtoi se kryeministri Rama erdhi në pushtet në bashkëpunim me krimin dhe se për ta vazhdon të mbajë pushtetin.

“2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin, po edhe kjo fsheh një të vërtetë që shumë kush e ka pluhurosur në harresë dhe shumë në moshë të re se kanë dëgjuar. E nisi si kryetar i Bashkisë Tiranës, të gjitha bandat gjetën mundësinë për të pastruar paratë e pista. Famëkeqe janë rastet e vrasjeve me armë e antitankt mes bandave.

Kjo pra është historia e një njeriu i cili e lidhi fatin e tij politik që ditën e parë në pushtet me krimin e kriminelët. Me ta u mësua të diktonte procese, me ta erdhi në pushtet me ta dhe për ta e mban pushtetin. Mjafton të shohim vendimin e Holandës e cila duhe hedhur propagandën e ramës ka cituar në parlament arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 Po kështu në Gjermani Francë, Danimarkë, Britani, Zvicër, dhe SHBA kanë një radiografi sec ka ngjarë në Shqipëri gjatë 6 viteve të pushtimit të Ramës.  Pushteti i Ramës u bë një me pushtetin e kriminelëve. “ u shpreh Basha.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu