• |
ide | kryesore

Basha: Rama i doli kundër kërkesës së miqve të Shqipërisë, është kapur pas 30 qershorit

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk po dëgjon miqtë e shqiptarëve që po kërkojnë mbizotërimin e arsyes dhe të interesave të popullit.
Sipas Bashës përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik bëhet me qëllimin që kryeministri Rama të negociojë kokën e tij, pasurinë e tij për pushtetin e tij, si dhe të një grushti kriminelësh e oligarkësh.

“Gjatë 48 orëve të fundit, shumë miq të Shqipërisë, kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se standardin europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, për popullin dhe për popullin; jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët.
Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tashmë 30 qershori ligjërisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore një datë krimi kushtetues, një akti grusht shteti dhe krimi mbi çdo shqiptar, ky sfidim bëhet me një dhe një qëllim që Edi Rama të ketë mundësinë të negociojë kokën e tij, pasurinë e tij për pushtetin e tij, të një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh që e mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e tij të shpartalluar kriminale të Rilindjes nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv”, u shpreh Basha.

7 Comments

  1. O loqe qe kurre nuk u poqe,lulu miqte e shqiperise jane shba dhe be dhe keta te kane nominuar ty dhe monen per pergjegjesi ne molotovet e hedhur neper protesta,na thuaj lulu cfare u the prokuroreve per tojoten e droges se po presin prokuroret belg,ti lulu perdor fjale e urte Ujku Ujku,por calli lulu ben kerdine me cunat e salihut

  2. Nuk do populli asnji zgjidhje nga ju o zgjebsa hajdute , o banditet e shqiperise , populli ka vetem nje urim per ju : vdekshi vdekshi e ju zenshin gjith semundjet qe ekzistojn

  3. Per cilet miq e ka fjalen ky idiot!? Ilirin, veten e tij, Saliun, Nardin, Dashin qe prine rakine,…..apo SHBA-ne dhe Europen?

  4. Ky eshte komplet karagjoz. te gjith kan then nuk leviz data e zgjedhjeve, te gjithe; BE dhe USA. Ky me duket se i lexon me syzet e Tit Vasilit ato deklaratat e te huajve. Ajo qe te bezdis me shum ne gjith kete farse, eshte fakti se ti i quan shqiptaret dele. mendon se shqiptaret nuk kan sy, vesh e mendje. Nuk e dun Ramen, po dhe nje rrot kari si puna jote qe ka kap edhe monopolin e opozites ne marveshje me Ramen, nuk ngjall piken e shpreses. Hap krahun, ben PD dhe pa ty, biles ka per te ber me mire.

  5. Me siguri kur thua miqt e huaj e ke fjalen per Dule grekun, se te tjeret e kan ber te qart qendrimin zyrtar dhe jo-zyrtar. Apo te duket Like floriri si amerokon e Nardi si gjermon?

  6. O kok kar, je dhe jurist ti. nga pikpamja kushtetuese 30 qershori eshte data e vetme kushtetuese. Te tjerat do ishin zgjidhje politike dhe do vihej (si gjithmon ne shqiperi) interesi politik mbi ate ligjor. Keto jan argumenta bajat. cudi qe nuk degjohet me kushti “pa Ramen”? Apo deshtoi grushti i shtetit. Lider me te lodhur se ty nuk ka njohur ndonjeher opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu