• |
ide | kryesore

Basha: Rama po mundohet të heqë vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve duke u marrë me presidentin Meta

Lajme, Të fundit



Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarë në selinë e PD-së, Lulzim Basha është shprehur se Rama po mundohet të largojë vëmendjen nga vjedhje e zgjedhjeve të përgjithshme, duke bërë teatër me datën 30 qershor si dhe duke u marrë me shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“I vënë përballë kërkesës për largimin e përgjegjësit për këtë krizë të rënë politike dhe ekonomike, krijimi i një qeverie tranzitore, Edi Rama ka vënë në lojë teatrin e e shkarkimit të Ilir Metës dhe bën teatër me datën 30 qershor. E gjitha ka një qëllim: të shfokusojë vëmendjen e opinionit publik, se e gjithë bota e di se ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar që nuk përfaqëson legjitimitet, por ilegjitimet. Një njeri që ka ardhur në pushtet me krimin. farsa e nisur me shkarkim të presidentit, që përfundoi në një rezolutë dhe pastaj në një qortim jetik, bëhet vetëm se Edi Rama ka nevojë jetike të largojë vëmendjen nga fakti se është kapur të vjedhë zgjedhjet, të vjedhë qytetarët. Është pjesë e teatrit, që të ruajë pushtetin e paligjshëm, nëpërmjet të cilit ai dhe një grusht njerëzish rreth tij pasurohen, ndërsa fëmijët e shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë”, u shpreh Basha.



8 Comments

  1. Per kete e ke fajin ti, se po t’i kishe hedh ato molotove qe pate nder mend te shtunen, sot prap me bildin do merreshim.

  2. Pasneser pse nuk ka protest. Cfar ndodhi?
    U shtyn zgjedhjet….. Hahahaha
    Talluni talluni. Po cdo gje ka nje mas.

  3. Ju shkerdheft e ju mallkoft gjith shqiperia me gen me rrenj e ca ju mban pragu
    Te gjith ju zgjebet e politikes qe po tallni trapin me popullin vdekja ju pret, mallkim mallkim dhe vetem mallkim

  4. Mos u merr me Cfare thote Rama per meten por vazhdo linjen qe nise qe dhe bild e zeri amerikes te te mbeshtesin.

  5. Vetem ti mos fol per zgjedhjet o lulu se ti je Etalon per ti vjedhur zgjedhjet ne tv live me ushtri,polici,kosovare,rom,komunista kqz,gjykate dhe ne fund te rrahu dhe salihu me trimat e tij dhe ti fjete gjume me esmeralden ne kolltukun krevat ne zyren e bashkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *