• |
ide | kryesore

Çuçi: PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës, kemi mbledhur 52 firma

Lajme, Të fundit



Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka thënë se PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës. Duke folur në Ora News, ai tha se ditën e sotme rreth 51 apo 52 deputetë kanë votuar pro shkarkimit të Presidentit të Republikës.

“Nuk ishte vetëm PS, sepse ne 100 vota nuk i kemi. Ishte e iniciuar nga ne, por 100 vota tregojnë se ishte edhe një pjesë e opozitës parlamentare. Kjo tregon edhe një herë vullnetin e parlamentit të shprehur shumë qartë nëpërmjet një votimi kundër shkeljes së rëndë të kushtetutës që ka bërë presidenti i Republikës. Besoj se pas këtij votimi deputetë të mazhorancës kanë firmosur për të iniciuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe shkeljes së rëndë të ligjit. Sot u firmos kërkesa nga një numër i caktuar i nevojshëm i deputetëve për ta iniciuar procedurën. Madje deri para një ore ishin mbledhur 51, 52 firma që ishin marrë nga deputetët për të iniciuar procedurën”, tha Çuçi.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *