• |
ide | kryesore

Ditë dasme në Lisbonë, 16 çifte drejt altarit

Stil

Në Lisbonë, kjo është koha e dasmave. Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur përpara katedrales se kryeqytetit portugez me shpresën që të shohin çiftet e porsamartuar të dalin rresht prej andej.

Nuk është një, por plot 11 çifte që lidhen kurorë në këtë dite me shpenzimet e bashkise, e kjo fale një tradite disa dekadeshe, e cila lidhet me shenjtin e preferuar te Lisbonës, atë ta dashurisë, Shën Antonin.

Dhe nuk bëhet fjalë për ceremoni dosido, por dasma mjaft luksoze. Emocionet mes çifteve, janë të mëdha.

Në këtë ditë, në total martohen 16 çifte me paratë e shtetit, 5 prej tyre në një ceremoni civile, 11 të tjerët në katedrale. Një traditë e tillë dasmash i ka fillesat në vitin 1958, e ideuar nga një gazete që sot nuk ekziston më, Diario Popular.

Megjithatë origjina e vërtete e nismës është shumë më e hershme dhe lidhet me Shën Antonin, priftin katolik portugez të lindur në shekullin e 12-të, që besohet se kishte aftësi të mëdha për të bërë bashkë njerëzit e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu