• |
ide | kryesore

Donald Trump një “fans” i Rihannës

Paparazzi, Slider

Donald Trump e pëlqen Rihanna-n dhe kjo s’ka diskutim. Por nëse po mendoni se bëhet fjalë për ndonjë foto seksi të këngëtares, gaboheni!

Të hënën, shkrimtarja Heben Nigatu publikoi një pjesë të intervistës që Rihanna dha për revistën “Interview”.

Në shkrim Rihanna thoshte se duhet të gjesh kohën për veten, pasi këtu varet edhe shëndeti yt mendor:

“Kam një marrëdhënie te re dhe kjo ka rëndësi për mua. Thoja ‘Unë duhet ta gjej kohën për këtë.” Ashtu siç unë ushqej bizneset e mia, duhet ta ushqej edhe këtë. I mbyll gjërat për dy- tre ditë. Në kalendarin tim tani kemi një “P”, që do të thotë ditët personale. Kjo është një gjë e re”.

Shkrimtarja kishte shpërndërë këtë shkrim të Rihanna-s, për të cilën shkruante se është Mbretëreshë, dhe Trump nuk i hoqi asnjë pikë apo presje kësaj shprehjeje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu