• |
ide | kryesore

Fituesi potencial i zgjedhjeve në Greqi paralajmëron Ramën: Do të vendos sanksione ndaj Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Një prej kandidatëve potencial për t’u bërë kryeministër në Greqi, kreu i partisë “Demokracia e Re”, Kiriakos Micotakis,  ka paralajmëruar kryeministrin e Shqipërisë, se kur të vijë në pushtet do të vendosë sanksione ndaj Shqipërisë nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

Micotakis, partia e të cilit shihet favorite,  u shpreh se nëse Rama dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, atëherë ai duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek.

 “Do të ketë sanksione nëse nuk respektohen të drejtat e komunitetit grek dhe kjo ka lidhje me marrëdhënien dypalëshe. Nëse do Rama të kemi marrëdhënie të mira, të respektojë të drejtat e minoritetit grek.”

Edhe pak ditë më parë kryeministri aktual Aleksis Cipras gjatë prezantimit të programit elektoral paralajmëroi Shqipërinë se nuk do të merrte dritën jeshile për në BE në rast se nuk plotësohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet që vendi ynë ka ndaj minoritetit.



5 Comments

  1. Po normale se ky eshte vellai i Dora Bakoianit me te cilen Basha firmosi shitjen e detit,normale qe do i vene saksione Rames qe te vije ne pushtet vegla e tyre Basha…

  2. Edhe ti ne rresht si ciprasi do perfundosh,nuk ke perball salihun dhe lulune o jevgjit grek,por ramen,shembullin e min te jashtem do ndjekesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *