• |
ide | kryesore

FOTO/ Del ekspertiza për 17-vjeçarin e mbytur në lumë, por familjarët akuzojnë…

Lajme, Të fundit



Mjekësia Ligjore ka nxjerrë autopsinë mbi shkaqet e vdekjes së 17-vjeçarit, Matia Rizallari nga Këlcyra, i cili u gjet i mbytur ditën e djeshme në Lumin e Vjosës. Burime nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore bëjnë me dije për Report Tv, se nga konstatimet e kryera në trupin e 17-vjeçarit, nuk janë dalluar shenja dhune sipërfaqësore apo plagë që mund të kenë shkaktuar vdekje e tij.

Në autopsi shënohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga uji. I riu ishte larguar nga banesa të dielën në drekë bashkë me një shok, Egliter Dosti për t’u larë dhe që prej asaj dite familjarët nuk kishin pasur asnjë kontakt me të.

Shoku i tij ka dëshmuar sot në policinë e Përmetit ku ka thënë se kanë dashur të kalojnë lumin nga një anë në anën tjetër dhe aty 17-vjeçari e ka pasur të pamundur të mbijetojë pasi e mori rryma. Nën panik dhe pamundësi për t’i dhënë ndihmë ai ka thënë se është larguar i frikësuar dhe ishte strehuar për 2 ditë në Sarandë dhe dje është kthyer dhe ka dhënë dëshmi në polici pasi akuzohet nga familjaret e viktimës për vrasje. Kjo e fundit është përjashtuar deri më tani nga grupi i hetimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *