• |
ide | kryesore

FOTO/ Kërkohej nga FBI, arrestohet kusheriri i ministres së Arsimit, Besa Shahini

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, djali i xhaxhait i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Shqiperi. Imer Shahini është edhe miku i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, raporton Insajderi.

Shahini, i cili është në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar të martën në Fushë Kosovë nën akuzat se ka kryer mashtrime milionëshe.

Burime të Insajderit brenda autoriteteve shtetërore të drejtësisë kanë konfirmuar se Imer Shahini pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) pasi eshte i kerkuar nga FBI-ja.

Imer Shahini, vëllai i Remzie Shahini-Hoxhës, bashkëshortes së zv/kryeministrit Hoxhaj, është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të New York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Image
Imer Shahini

Aksioni i Policisë së Kosovës, i cili nisi me arrestimin e Imer Shahinit të martën, ka vazhduar edhe të mërkurën. Një ditë pas arrestimit të Shahinit, Policia ka arritur të arrestojë edhe Binak Gjergjajn dhe Ramiz Borduniqin, po ashtu të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Binak Gjergjaj, nga Klina, dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të gruas së tij në Amerikë, disa vite më parë. Ndërkaq, Ramiz Borduniqi, akuzohet nga autoritetet amerikane për mashtrime milionëshe me trafikim të narkotikëve. Imer Shahini akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi milionëshe.

Skema e mashtrimit në të cilën ishte përfshirë Shahini, parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë ‘Gerova Financial Group Ltd’, të cilat fshehurazi do të duhej edhe të shiteshin.

Plani parashihte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për tu realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, ‘Shahini Accounts’, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në ‘Gerova’ të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë ‘Gerova’ duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.

Imer Shahini, i cili është kunati i zv/kryeministrit Enver Hoxhaj, prej disa vitesh është kthyer në vendlindjen e tij dhe banon në Prishtinë.

Në kryeqytetin kosovar, Imer Shahini figuron të jetë bashkëpronar i kompanisë ‘Dorian & Pan Illyrian Partnership’. Ortaku i tij në këtë firmë është një nga bashkëpunëtorët e tij edhe në skemën e mashtrimeve që e ka hetuar FBI-ja, Jason Woodruff Galanis.

Sipas asaj që thuhet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës(ARBK), kjo kompani merret me shërbimet e ndërmjetësimit për letra me vlerë dhe kontrata të mallit, nxjerrjet e naftës së papërpunuar dhe me aktivitete mbështetëse për nxjerrjen e naftës.



16 Comments

  1. A me duket apo para ca kohesh i arrestuan edhe te shoqin zonjes ministre? Kush i ka mbetur pa u futur ne burg tani?

    1. Dmth edhe kjo Besa Shahini qenka me biografi te keqe.Aman ore ju te lapsit cfare doni te thoni tani me kete superlajm?Doni ta shpallni kulage si ne kohen e xhaxhi enverit edhe ministren e arsimit, ca eshte ky mentalitet bolshevik qe ju ka kapluar?

  2. Nuk ka faj ministrja por me sa duket kriminaliteti i njerezve te aferm qenka arsyeja pse KM e ka futur ne qeveri se i ka qejf gangsterat ai ngaqe vete ka qene … kuptohet!

  3. Sa i pa turp more komentues i mesiperm more rrac e kuqe, sepse juve morali nuk ju ben pershtyepje fare pthuu rrac plehu??

  4. Rame droga i mer ne kabinetin etijvetem kosovo drvot si Cakaj i dituri pa dituri i lexuari pa lexuar dhe kete halabaken me familje kriminale

  5. Antikomunistat e shqupit dhe kalemixhijte po prishen nga gezimi qe ksaj cuces i paskan arrestu nji kushuri.
    E njejta rrace e ndyre injorantesh qe dikur dergonin letra anonime, qe dikur mohonin familjen, qe shitshin bythen per nji pashaportizim ne Tirane, qe mburreshin me kushuririn e peste partizan….

    Tani rrine e rujne ciftet dhe bojne biografine e njerzve ne internet. Shembull kane doktor mortjen dhe qytetarin dixhital.

  6. ore kelyshet e PPSHqe mereni me pjestare te famuljes njesoj si mehruni Enver .shikoni Buahatin kelyshin e Hysni Kapos.prandaj cme plasi mua pse edhe me se meret dikush me pisllek.eshte personi ne fjale fajtorw edhe jo min8stria
    motren kush me shan

  7. Hajde artikull hajde. Edhe gazidedja sdo e kishte qendis me bukur.

    E merito nji diskutim te Rakipi. Shembull i qarte i qeverise krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *