• |
ide | kryesore

Ilir Meta paralajmëron dekret tjetër për datën e re të zgjedhjeve

Lajme, Të fundit



Ilir Meta nuk e njeh rezolutën që u votua një orë më parë në Parlament për rrëzimin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve. Bledar Dervishaj, Këshilltari Ligjor i Presidentit, deklaroi gjatë një konference për mediat, se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë një dekret presidencial dhe jo Parlamenti. Në këto kushte tha ai, Presidenti i Republikës fton parlamentin dhe partitë politike të reflektojnë sepse dekreti për të shtyrë zgjedhjet është i pakthyeshëm. Ai tha shprehimisht se “Presidenti do të shprehet me dekret të ri për një datë tjetër të zgjedhjeve vendore”.

Deklarata e këshilltarit të Presidentit Meta:

“Presidenti vlerëson se retorika e sotme në Parlament nuk i shpërben as paqes dhe as zgjidhjes së krizës.

Ai thekson edhe një herë se dekreti i presidentit për shfuqizimit për dekretin te dates se zgjedhjeve, është akt i marrë në mbështetje me dispozitat kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar tërësisht argumente kushtetues, është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Askush veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë apo antikushtetutshmërisë e dekretit.

Presidenti ripërsërit edhe një herë vendimin e tij, se është marrë me përgjegjshmëri të plotë, për të shmangur një konflikt destabilizues, me pasoja për jetën e qytetarëve.

Presidenti i siguron shqiptarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afër dhe në një situatë sa më të qetë. Për caktimin e kësaj date prej ditës së djeshme ai ka nisur takimet me palët”.



5 Comments

  1. Pse nuk dole vete sot o trimi I malokerise se skraparir ti kur thua po nuk leviz,amerikania seksi qe te erdhi ne zyre ti paska bere trute sallate vicidoli,tani shko tregoi dhe salihut cfare biseduat se ate nuk e pjerdh njeri me,vetem lulu dhe ti

  2. ”” vetëm Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë një dekret presidencial dhe jo Parlamenti.”’

    Parlamenti sot nuk rrezoi dekertin presidencial . Pra kjo qe thua nuk ka te beje fare me ate qe u vendos sot ne parlament.

    Dekretin e Presidentit e rrezon gjykata administrative dhe jo ajo kushtetuese.

    Por kur shoq qe ‘keshtilltari ligjor’ i presidentit nuk i ditkerka mire ligjet … nuk me habit qe presidenit tall ‘ka_in’ me kushtetuten.

  3. Me falni per komentin me siper por po shoh qe lapsi e ka interpretuar nje cike ndryshe ate qe keshilltari i presidenit ka thene fjale per fjale.

    Keshilltari i Presidentit ka thene : ” Askush veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë apo antikushtetutshmërisë e dekretit. ”
    Kurse lapsi e ndrushon ne : ”’vetëm Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë një dekret presidencial “”

    Ne kushtetute thuhet qartesisht qe ‘ Dekreti presidencial per caktimin e dates se zgjedhejve eshte akt ADMINISTRATIV’…

    Pra me kete akt ADMINISTRATIV merret Gjykata administrative dhe jo kushtetuese.

  4. Pas nje shkendie shprese gjithcka me venitet. Meta dhe keshilltar juridik paska nje te korruptuar, ish juristin e KKKP, z. Dervishaj. Fatalitet,… duhet gjithcka te ndryshoje rrenjesisht ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *