• |
ide | kryesore

Jeta private nxjerr Allegri nga merkato: “Do marr një vit pushim”

Sport



Pas Juventus, një relaks i merituar. Massimiliano Allegri konfirmon dëshirën për të marrë një vit pushim pas divorcit me bardhezinjtë: “Do të qendroj pushim një vit, edhe pse duhet të marr pak në dorë jetën private. Më duhet ky vit për tu karikuar për vitin e ardhshëm”. Motive personale pas vendimit të teknikut toskan: “Këto 16 vitet e fundit kanë qenë vite ku isha në centrifugë. E kështu lë pas dorë cështjet familjare”.

“Nuk mund të jesh gjithë vitin me 100 në orë. Për të patur kulme duhet të kesh jetë kreative me zbavitje e dalje me miqtë, në mënyrë që të kthehet kthjelltësia që të duhet për përfaqësime të larta. Kur kam nevojë të pushoj shkoj në shtëpi në Livorno, tek miqtë. Pastaj kthehem i freskët e jap maksimumin” shpjegoi Allegri.

Emri i tij ishte afruar me klube si Barcellona, që pastaj konfirmoi Valverde, Milan e deri tek Chelsea, ende në pritje të largimit të Sarri me destinacion Juventus. Ish-tekniku bardhezi në këtë mënyrë e heq veten nga merkato me deklarata të qarta, pavarësisht se dëshira për të drejtuar një pankinë jashtë Italisë, aty ku ka më tepër dëshirë, mund ta rikthejë nga një moment në tjetrin. Kështu, Allegri për gjithë sezonin 2019/20 do të mbetet një ‘fantazëm’ që do të përflitet për shumë pankina, bashkë me Mourinho, që do të jetë i pari që do të afrohet me skuadrat nga e gjithë Europa…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *