• |
ide | kryesore

Kreu i KQZ braktis sërish mbledhjen: Nuk jam gjykatë unë që të shoh ligjshmërinë e dekretit të presidentit

Lajme



Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, është larguar sërish në mënyrë demostrative nga mbledhja e organit përgjegjës për organizimin, monitorimin dhe shpalljen e rezultateve të votimit në vend.

Zguri ka përsëritur qendrimin e tij, ashtu sikurse në mbledhjen e mëparshme, se dekreti i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore, me t’u botuar në fletoren zyrtare, ka hyrë në fuqi dhe për këtë arsye kërkoi që të ndërpritet procedura për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Si mundet që një institucion, të gjykojë sipas interesave të veta, apo mendimit të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë unë që të shoh ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e dekretit. Bëhet fjalë për dekret të vendosur në Fletoren Zyrtare e që ka marr fuqi ligjore. Nga një anë kam presidentin nga një anë ministrinë e drejtësisë.

Për ta mbyllur i qëndroj mendimit e konsideratës në mbledhjen e parë shto edhe botimin ne fletoren zyrtare. KQZ duhet të ndërpresë procedurat për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasi dekreti i Presidentit është vendosur në fletore zyrtare.”- u shpreh Zguri që la më pas mbledhjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *