• |
ide | kryesore

OSBE reagon për krizën politike në Shqipëri

Lajme, Të fundit



“Kriza politike e Shqipërisë duhet të kapërcehet me ndjenjën e përgjegjësisë kolektive dhe përfshirjes në dialog pa parakushte”, – shprehet Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Xhorxh Tsereteli i pyetur për trazirat politike në Shqipëri.

“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së trazirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë që polemikat politike të kthehen në një krizë kushtetuese.

Situata aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës duke adresuar gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit.

Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë që ndahen nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare” – ka thënë ai.

Presidenti Tsereteli shtoi se kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë.

“Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë posedojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE”, – tha ai. Tsereteli theksoi se Asambleja Parlamentare vlerëson vëmendjen që Kryesia Sllovake i kushton Shqipërisë.

Résultat de recherche d'images pour "Xhorxh Tsereteli"
Xhorxh Tsereteli, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së



3 Comments

  1. Pa parakushte…. apapaaaa. Nuk pranojm.
    Nuk ua shtrijm doren te huajve.
    Jepi Lule cirrua masken ketyre imperialisteve. Ne besojm te ty si koqe qe je.

  2. Ikni ju komunista,morra te kuq,e duam Shqiperine si gjithe Europa,Bashaaaa Bashaaaa….rreth flaaamurit te perbashkuuuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *