• |
ide | kryesore

Lubonja: Përplasja Rama-Meta fsheh diçka tjetër

Lajme, Të fundit



Duke komentuar situatën politike në vend, analisti Fatos Lubonja thotë se konflikti mes kryeministrit Rama me Presidentin Meta është një “devijim nga problemet e vërteta”. I ftuar në emisionin Të paekspozuarit” në News24, Lubonja tha se gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale, ndërsa theksoi se është problemi i “një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet”.

“Mua më duket se ky është një devijim nga problemet e vërteta që ka Shqipëria sot. Të merresh me Ilir Metën sot do të thotë… që unë nuk besoj se është aq budalla kryeministri por e bën për t’i ikur gjithë problemeve që janë sot në Shqipëri.

Pra, gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale. Është problemi i një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet, nuk ndërton dot institucione të pavarura, që nuk ndërton dot një ekonomi të shëndoshë por mbahet me një ekonomi kriminale, me një krim që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ne kemi qenë gjithmonë regjim por tani mendoj se jemi në një regjim të krimit. Ky është problemi që na ka futur në krizë që s’mund të ketë zgjedhje të lira. Njerëzit që duan ta dëgjojnë ose e dëgjojnë devijohen nga thelbi i problemit që kemi”, – deklaroi Lubonja.



7 Comments

  1. Tha nje gje me interesante fatosi. Tha qe njerezit nuk i kuptojne pasojat e krimit dhe prandaj e tolerojne ate.
    Duhet te kthehemi dhe nje here ne moshen 3 vjecare, kur njerezit fillojne te ndajne te mire nga e keqja. Mesa duket nje pjese e madhe e shpitareve e kane kuptuar gabim. Rilindja na ka coroditur komplet.

  2. O tosi ju analistat e zarfeve nuk lejoni te ngrihen institucionet e pavarura,reformen ne drejtesi po e bejne shba e be ju qe ne fillim I vute emrin e Rames e kapi uleritshit neper tv e bashes news24,fax news,shijaktv,ora news,a2,abc news,ju ishit te paret qe sulmuat nderkombetaret por mbas kesaj qendronin zarfat e kamura me plot euro,ju me kete menyre e gjetet punen,tani flisni brockulla nate e dite

    1. Stop propagandes! “Reformen” ne drejtesi e beri sorosi jo shba. Nuk eshte as reforme e as e pavarur po thjesh kapje pushteti nga krimi me ramen si vegla te sorosit qe jane.

  3. JAME DKORT ME LUBONJEN POR AI NUK E PLOTESO NUK E DI NUK DESHI SEPSE I ERDHI KEQ PER KOLEGET E VET AI PREKI TE GJITHA FUSHAT POR NUK PERMRNDI PUSHTETIN IIII QE PO BENJNE KERDIN NE KURRIZ TE POPULLIT TE GJITHE PRONARET E MEDIAVE JANE EDHE NDERTUES,MAFJOZ,KRIMINEL,OLIGART, DHE BASHKPUNUESE ME TE GJITHA QEVERIT,GRUPET KRIMINALE PASTRIM PARAJE ,GJOBVENJE ET TE GJITHA TE KEQIJAT E KETI NJERZIMI QENDROJNE NE KETO MEDIA PSE LUBONJA NUK I PERMRND MUK E KUPTOJ……..

  4. Protektorat.
    Se gjindja e qelbur nuk di as te lahet e jo me te krijoj shtet.
    Me era shtet vjen te ishulli pirateve, ketu vjen era mut.

  5. Mediat private pale me krimin. Po patjeter. E vertete. Policia private po patjeter. Gjykatat prokuroria policia po pale me krimin. Rama nje kriminel irdiner. Po patjeter. Nje rilindje totalisht e kapur nga krimi qe ka kriminalizuar shoqerine. Po .patjeter. lubonja i ka thene shume vite perpara. Tani po i vertetohen. Atij dhe ne.

  6. Noc noci I mamurrasit e paska kuptuar qerrataji qe sorosi qendron mbas reformes,por si rrotKari qe eshte nuk kupton qe dash nuk pjerdh per sorosin,por po te flesh ne darke me salihun kete mendesi do kesh o shurranjos mamurrsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *