• |
ide | kryesore

Mbappé më i shtrenjti në botë: Messi nuk shihet në podium, Cies turpëron CR7

Sport



Mbappé nuk e dorëzon skeptrin: me një vlerë merkato prej 252 milionë euro talenti francez i Psg është ende lojtari më i shtrenjtë në botë në klasifikimin special të 100 futbollistëve më të kushtueshëm të përcaktuar nga Cies, Observatori Internazional i Studimeve Sportive. Pas shpinës së Mbappé janë pozicionuar Salah i Liverpool (219,6) e Sterling i City (207,8). ‘Vetëm’ i katërti Leo Messi, që vlen 167,4 milionë euro, ndërsa përfundon i 20° Cristiano Ronaldo (118,1 milionë).

Vlerësimi ka parasysh indikatorë të ndryshëm të merkatos e mes parametrave që janë marrë në konsideratë është edhe mosha e lojtarit (të tjerat janë minutat e luajtura, skadenca e kontratës, golat e bërë, potencialiteti në merkato e klubi që i përket). Në 100 më të mirët, që janë përzgjedhur në 5 kampionatet kryesore europianë, vendin e 5 e ka talenti i Dortmund Jadon Sancho me 159.4 milionë, i ndjekur nga liverpulasi Sadio Mane me 157.8 dhe finalisti tjetër i Champions, por i spondit Tottenham Harry Kane, vlerësimi për të cilin kap shifrën 155.2 milionë euro. Kompletojnë Top-10 Firmino me 144.2 milionë, Antoine Griezmann i Atletico Madrid me 143.8 dhe Leroy Sane i City me 137.1 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *