• |
ide | kryesore

“Më jepni një pushim, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”, Trump vihet me “shpatulla pas murit” nga pyetja e gazetarit

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë të dhënë për “ABC News”, është shprehur se do të pranonte informacione të dëmshme për kandidatin rival në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, edhe nëse burimi i këtyre të dhënave do të ishte një qeveri e huaj.

Ata kanë informacion – mendoj se do ta merrja”, tha Trump, duke përjashtuar se kjo rrjedhje informacioni do të klasifikohej si ndërhyrje në zgjedhje. I pyetur nëse mendonte se do të ishte më e udhës që djali i tij, Donald Trump Jr, duhet të kishte kontaktuar Byronë Federale të Investigimit (FBI), kur mori një e-mail me përmbajtje të kësaj natyre në vitin 2016, teksa Trump garante përballë ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton-it, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Më jepni një pushim, jeta nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Megjithatë, presidenti më vonë u tëhroq duke thënë se në raste të tilla “ndoshta” do t’i drejtohej FBI-së nëse do të dispononte informacione me një rëndësi të veçantë.

 



2 Comments

  1. me jepni nje pushim!!!!!

    hhahahahah, o andi bushati, nga i gjen keta idiote qe perkthejne nga anglishtja.

    give me a break !

    hahahahaha

  2. Te pakten kur s’dini anglisht mire, mos e perktheni te titulli!
    “Gimme a break” perkthehet “mos ia fut kot”!
    Bushat kontrolloji gazeptaret qe pine kafe te Blloku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *